Garën Basha-Olldashi e raportojnë dhe e komentojnë të majtët; të djathtët vetëm heshtin

Postuar në 12 Korrik, 2013 04:15

Vijon gara mes Bashës e Olldashit, por PD-ja vetë është si e përjashtuar nga kjo garë. Do duhet të flisnin të gjithë, do duhej të merrnin qëndrim, të mbanin anë, të bënin kritika dhe autokritika, por s’flasin. Kur flasin, e bëjnë vetëm për t’u betuar se “jemi asnjanës, nuk po përfshihemi në garë, nuk kemi qëndrim” (këtë tha në thelb Topalli dje). Askush nuk e di se ku janë eksponentët demokratë që për tetë vjet me radhë kanë bilbilosur mirë këtyre anëve. Askush nuk e di se ku janë Patozi, Bode, Ruli, Pollo, Imami, Noka, Bregu, Bumçi, etj, etj. Të gjithë janë fshehur, dhe janë vënë në pritje. Veç pak vetë “kanë autorizim” për të folur:  Tritan Shehu, Grida Duma, Erla Mëhilli dhe Berisha. Kanë folur dhe do kritikë të establishmentit të PD-së, si Marku, Xhepa, Rusmali, Bojaxhi. Opinionistët e djathtë nuk flasin, gjithashtu. Ka shkruar një artikull Alfred Lela, ku mbronte tezën se gara ishte e vërtetë, ndërsa të tjerët jo. Armand Shkullaku ka shkruar sot për herë të parë, por shkrimi ishte për Ramën dhe për koalicionin fitues.

Gara në të djathtë më shumë ndihet në të majtë. Gazetat e majta, ose më saktë, gazetat kritike me Berishën, si Shekulli, Tema, Dita, Shqiptarja.com, Shqip, si dhe komentatorët e tyre, janë më aktivë në raportimin e komentimin e garës. E njëjta gjë vihet re dhe në televizione. Studiot ku po flitet më së shumti për garën Basha-Olldashi janë Top Story, Tonight Ilva Tare dhe Opinion, që tanimë mund të quhet studio jo e preferuar nga berishianët.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.