Ligji mbi Amnistinë kaloi në Kuvendin e Kosovës me 91 vota. Vetëvendosja: Ditë e trishtuar

Pas shumë ditësh të një debati të bujshëm, është miratuar në Kuvendin e Kosovës ligji mbi Amnistinë. Ky është një ligj, që shkoi për miratim në parlament, si detyrim që lindte nga marrëveshja Thaçi-Daçiç e që synon të arkivojë njëherë e mirë një numër krimesh të kryera nga serbët e veriut (“në funksion të krijimit të një klime më të mirë në veri, e të njohjes së autoritetit të shtetit të Koosvës atje” – ky është në thelb motivimi zyrtar). Vetëvendosja ka qenë një nga kundërshtarët më të ashpër të këtij projektligji. Pas protestave që ata bënë lindën dhe probleme mes tyre e zyrtarëve amerikanë.
Por lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk u step. Sot, pas daljes nga Kuvendi, ku edhe u miratua Ligji për Amnisti, ka thënë se “kjo është e keqja tjetër që po i ndodh Kosovës”, pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Serbinë. Ndërkaq, aktivisti Rron Gjinovci, 91 deputetët që e votuan Ligjin, i ka quajtur “idiotë”, sepse sipas tij, këto vota janë si pasojë e presioneve ndërkombëtare.
E Shpend Kursani nga instituti ‘KIPRED’ tha se kjo që po ndodhë sot në Kuvend, “sot e 10 vjet do të mbahen mend si për të keq”. “Këta njerëz të gjithë do i njohin e kujtojnë për të keq”, u shpreh ai.
Re.Pu.
Add new comment