Arkiv-Lajme
Media nxjerr një listë ministrash të mundshëm... po Ngjela??
Dy të deleguarit e PS dhe LSI, Ilir Beqja dhe Edmond Haxhinasto duket se e kanë përfunduar (ose janë pranë përfundimit) strukturën e ardhshme të kabinetit Rama.
Auditimi ndërkombëtar? Lubonja: "shenjë e dështimit të shtetit. Do të ketë dhe alibi në rast dështimi"
Deklaratat e Ramës për auditimin ndërkombëtar të Financave të shtetit brenda viti kanë qenë pjesë e bisedës së zhvilluar në studion e ABC News të gazetares Mirela Milori dhe analistit Fatos Lubonja. Sipas tij auditimi i huaj është shenjë e dështimit të shtetit, që nxjerr jashtë loje institucionet, sepse nuk ka besueshmëri në to. Për Lubonjën, kjo tregon se “nuk ka mekanizma të kontrollit që të jenë të pavarur nga lufta politike, nga klanet politike”. Lubonja e konsideroi të guximshme deklaratën e Ramës se nuk do të ketë alibi nëse nuk plotësohet programi.
Berisha do vazhdojë të marrë vendime qeveritare. Sipas tij maxhoranca e re ka “epshe” për pushtet!
Berisha ka kundër-sulmuar sot ndaj akuzave të Ramës ndaj vendimeve të qeverisë në ikje, duke e konsideruar
Braçe nuk i ndahet Bashës (në facebook)
Fraza e Bashës thënë nga pozitat e kandidatit për kreun e PD-së, se “po përballemi sot me një mazhorancë, që është standardi më i ulët i së kaluarës 22-vjeçare”, nuk i ka shpëtuar vigjilencës së Erjon Braçes. Dhe ky i fundit i ka dhënë një përgjigje të gjatë në facebook, duke iu drejtuar në emër. ‘Lulëzim’, i thotë qysh në krye, dhe vijon t’i drejtohet gjatë kohës ashtu, e tek-tuk edhe ‘Lul’, por në shenjë zemërimi e jo intimiteti. Dhe i kthehet: “Kjo është gjuha, që dërgoi në opozitë Sali Berishën, por edhe ty or Lul!!
M. Nano analizon optimizmin (amator?) të Ramës, dhe rikujton numrin antikorrupsion të Berishës
Në shkrimin e tij te Shqip sot të titulluar “Rama është OK, por duhet t’i vërë fre optimizmit dhe amatorizmit” Mustafa Nano vë në dukje se ikja e Sali Berishës nuk është pak, por kjo “arritje” do të harrohet shpejt.
“Sigurisht, të qeverisësh shqiptarët është relativisht e lehtë, pasi ne, shqiptarët pra, jemi mësuar të jetojmë me pak e jemi mësuar të ulim kurrizin para çdo lloj pushteti” shkruan Nano, duke vërejtur se “kur vendi del nga një qeverisje si kjo e Berishës; zakonisht, të gjithë e mbajnë të ulur stekën e pretendimeve kur dalin nga një situatë e vështirë.”
Në Lezhë ka manipulim të rezultatit? Mund të merret vesh sot.
KQZ-ja ka arritur në përfudimin se ka pasur një problem me zgjedhjet në Lezhë, e prandaj rezultati përfundimtar i këtij qarku po vonon. Pretendohet se janë manipuluar tabelat e rezultateve, të cilat janë dorëzuar në KQZ. Nga qendra e votimeve në Kallmet, fjala vjen, ka dalë një tabelë rezultatesh, në të cilën vihen re mospërputhje mes votave të vlefshme dhe shumës së votave të marra nga partitë, dhe kjo mospërputhje për shkak të manipulimit është në favor të Partisë Socialiste. Një tjetër tabelë e deformuar është ajo që ka dalë nga qendra e votimit e Ungrejit, gjithnjë në Lezhë.
Shënim: Topalli e Rama në 1 tavolinë, a përbën vërtet lajm?
Mediat kanë nxituar të publikojnë fotot e Ramës dhe Topallit, të dy të pranishëm në iftarin e parë të shtruar nga Komuniteti Musliman Shqiptar me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit. Në iftar kanë qenë të pranishëm edhe mjaft personalitete të ndryshme. Sa lajm përbën vërtet kjo foto? Fakti që dy njerëz ulen në një tavolinë bashkë me 10 të tjerë, a mjafton për të bërë lajm? Vërtet politika shqiptare është e polarizuar, po media po i trajton politikanët si armiq biologjikë, që presupozohet se nuk mund të tolerojnë as praninë fizike të njeri-tjetrit.
Bojkoti i Berishës ndaj festës së pavarësisë së Amerikës dhe argumenti i Kokalarit: “burri i shtetit” si një fëmijë i zemëruar që i hoqën lodrat
Gazeta Dita është marrë sot me arsyet e mungesë së Kryeministrit në detyrë, Berisha, në festën e Pavarësisë së ShBA, ku ishte i ftuar. Ambasada konfirmon ftesën e bërë, ndërsa mungesës së Berishës i është shtuar edhe ajo e znj. Topalli. Arsyen e mungesës së Berishës e ka artikuluar z. Kokalari, i cili, i pyetur nga gazeta është shprehur se kjo mungesë ishte një gjest shumë i gabuar nga Berisha, i cili pasi u përpoq aq shumë me Podestën duke shpenzuar edhe kohë edhe para për t’i bërë përshtypje Amerikës, me këtë bojkot ka treguar se nuk është edhe aq burrë shteti.
Berisha akuzon për “kërcënime vulgare” dyshen Rama-kokëdhima. Përpjekje për diversion mediatik?
Berisha i ka kthyer sot bateritë ndaj Kryeministrit në ngjitje, Edi Ramës duke rikthyer në vëmendjen e publikut dyshen Rama-Kokëdhima, ndoshta dhe në përpjekje për të hequr vëmendjen nga ajo që po ndodh brenda PD.
Ajo që bie në sy është që akuza, që më parë bëheshin nga zëdhënësja e Kryeministrit ose ajo e PD, këtë radhë janë lëshuar në Facebook.
Shkruan Berisha [sic]:
Bojaxhi: familja e Kryeministrit ndërhynte në ekzekutiv. Basha, i katapultuar nga Berisha
I ftuar në “Tonight” të Ilva Tares në Ora News, Gjergj Bojaxhi artikulon qartë dhe i pari (brenda PD) arsyen e vërtetë të humbjes së PD: ishte votë ndëshkim kundër Berishës!
“Situata ekonomike ka ndikuar në humbjen e së djathtës. Ka qënë një votë edhe për të ndëshkuar dhe për të hequr kryeministrin Berisha nga pushteti” tha ai.
Ai u pozicionua qartë pro Olldashit duke artikuluar akuzën më të fortë kundër kandidatit Basha, aleancën me LSI.