Berisha e dinte humbjen, ndaj po kujdeset vetëm për namuzin, thotë Bushati

Postuar në 09 Korrik, 2013 16:00

Komenti i Andi Bushatit tek Tema online, me titull “Berisha si dënim për pasardhësin”, merret me garën e sotme në PD, si një inskenim i Berishës për t’iu shmangur pyetjeve kyçe që lidhen me qeverisjen e tij. Sipas Bushatit, Berisha e ka ditur që do t’i humbiste zgjedhjet, “dhe plani ka qenë i qartë: të dilte nga kjo lojë me sa më pak njolla dhe sa më pak akuza. Dhe pikërisht për të përgatitur këtë ditë, ai nuk u soll si një politikan modern perëndimor, që lufton deri në fund, duke mbajtur mbi vete shpresën e fitores dhe riskun e disfatës. Ai u soll me mendësinë tipike të një autokrati, që më shumë se për fatin e forcës së vet politike, mendon për portretin që do i shkruajë historia. Që më shumë se rezultati, i intereson emri që do të lërë pas. Që më shumë se njerëzit që kish hedhur në garë, i interesonin fëmijët që rrinin pas perdeve të kësaj gare”. Dhe Bushati konstaton diçka: Berisha doli të pranojë humbjen duke mbajtur mbi vete të gjitha përgjegjësitë. Por, askush ende dhe sot nuk e di se cilat qenë këto përgjegjësi.

Komentin e plotë e gjeni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/07/09/berisha-si-denim-per-pasardhesin/

A.K

Comments

Submitted by adi (not verified) on

Edhe bji m.. me ba Berisha e ban ma të mirë se ti, o Bushat.

Submitted by Lleshi (not verified) on

Ky Bushati gjithmone me eshte dukur i cuditshem ne raportet e tij me Berishovicin !! Ne te gjitha shkrimet e tij duket sikur e sulmon , por ne fakt artikulon apologji per kete figurine te shpifur ! A thua ka nostalgji Bushati nga koha kur e kishte mjek te gjyshit ?

Te thuash se Berishes i intereson "Namuzi" , pavaresisht se e thene  turqisht , prape se prape ke thene se Berishovici e njeh konceptin e "nderit" ! A nuk eshte shume e tepert t'i thuash Berishes person me "nder" dhe qe perpiqet per "namuz" ?

Ah Bushati , Bushatiiii ......

Submitted by ID (not verified) on

Ah Llesh ore Llesh, mos mundo t'i kuptosh shkrimet e Bushatit se jane per nje kategori me te vecante njerezish, kategoria e inteligjences. Pa te ofenduar, nuk mendoj se hyn ne ate kategori!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.