Arkiv-Lajme
Rama deputetëve të vet: Nuk do publikoj më urime nga miqtë ndërkombëtarë
Grupi parlamentar socialist është mbledhur për herë të parë pas 23 qershorit. Është thirrur nga Rama, i cili e ka shfrytëzuar edhe këtë rast për të përcjellë mesazhe jo konfliktuale (ka rënë në sy përpjekja e Ramës pas 23 qershorit për t’u dukur i përunjur; por kjo do të vihet re, e do të ketë rëndësi, pasi të marrë detyrën).
Alastair Campbell: “Berishës i shteruan idetë; u mor shumë me Ramën; u lodh në fund”
Alastair Campbell, ish këshilltari i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, që ka ndihmuar socialistët e Ramës gjatë fushatës elektorale, ka dhënë një intervistë për Javën e Minxhozit. Gjërat që thotë për Ramën, Fugën, Veliajn, janë të thëna dhe më parë, e prandaj më pak interesante. Pjesa interesante është kur ai flet dhe për Berishën. Ja çfarë thotë saktësisht: “Ai kishte më shumë energji se sa mendoja unë se do kishte. Ishte i vendosur, çka është e rëndësishme për një fushatë. Por mendoj se ai filloi të duket shumë i lodhur nga fundi. E teproi me punën e rrugëve. Atij i shteruan idetë….
TI: Shqipëria, vendi më i korruptuar në Ballkan
Organizata Transparency International, me seli në Berlin, publikon çdo vit indeksin e korrupsionit mbi bazën e anketimeve që ajo bën në të gjitha vendet e botës. Sot ajo ka publikuar rezultatet e radhës. Vlerësimi bëhet me nota, ose pikë, nga 1 deri në 5, dhe nota 1 është për vendet me korrupsion shumë të vogël, ndërsa nota 5 është për vendet me korrupsion shumë të lartë.
Gjergj Meta polemizon me tre profesorë “që po kërkojnë revansh pas 23 qershorit”
Pas zgjedhjeve të 23 qershorit kanë folur shumë vetë, por Gjergj Metën e kanë ngacmuar në mënyrë të veçantë tre emra, Prof. Kristo Frashëri, Prof. Jorgo Bulo e Prof. Rami Memushaj, të cilët, sipas tij, me intervistat e shkrimet që kanë bërë “të krijojnë një gjendje pështjellimi duke të sjellë në mend faktin se komunizmi ideologjik i ka ende rrënjët e thella; madje, nga këto ndërhyrje kupton se komunizmi ka punuar seriozisht”, dhe të cilët mendojnë se “të djathtët u dënuan me votë e humbën pushtetin, sepse donin të rishikonin historinë dhe gjuhën”.
Zef Brozi, thirrje demokratëve: Hiqjani fijet nga dora Berishës
Mund të ndryshojnë mandatet: +1 LSI në Kukës, -1 PS në Lezhë
Gazeta Panorama raporton sot se LSI-ja ka bërë ankimim në KQZ për shpërndarjen e mandateve në qarkun Kukës. Sipas përfaqësuesit të saj ligjor Ilirian Muho, pamjet filmike zyrtare të numërimit të votave të 15 kutive të rrethit Tropojë tregojnë se koalicioni i djathtë ka patur më pak vota se sa janë shënuar në proces-verbalet e numërimit. LSI ishte vetëm 15 vota larg marrjes së mandatit në qarkun Kukës dhe në qoftë se ankimimi i saj përanohet, ky qark barazohet 2-2 në mandate në nivel koalicionesh.
“Sherr” për të marrë nën kontroll grupin editorial RCS, që financon gazetën il Corriere della Sera
E përditshmja italiane il Corriere della Sera financohet nga grupi editorial RCS, dhe është e kuotuar në bursë. Në këtë grup editorial bëjnë pjesë kompani të fuqishme të Italisë e të huaja, dhe fuqia e tyre brenda grupit varet nga sasia e aksioneve që zotërojnë.
Termi ‘palaço’ ka hyrë në modë në Prishtinë; e përdor dhe Haradinaj në adresë të LISBA-s
Para tri ditësh, me një shënim të facebook (në orën 3.00 të mëngjesit), deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani i bënte jehonë termit fyes “palaço”, që Reeker-i kish përdorur në adresë të krerëve të Vetëvendosjes. Dhe shkruante: “Palaço” është fjala më e butë e mundshme për koalicionin e parimeve të njëjta VV-LISBA [LISBA, ose Lëvizja ISlamike ‘BAshkohu’]. “Shpellarë” do të ishte fjala adekuate.”
Vijon debati në median ndërkombëtare: A duhej toleruar grushti i shtetit në Egjypt?
Një scholar turk, Galip Dalay ka shkruar një artikull për sitin huffpost.com, në të cilin fillimisht, edhe nga pozitat e qytetarit të një vendi që ka përjetuar katër grushte shteti, përshkruan atë që ndodhi në Egjypt: “Tanket dolën në rrugë, televizionet shtetërore u uzurpuan, mediave jo fort miqësore iu mbyll goja, presidenca u rrethua dhe Presidenti i parë i zgjedhur me votë në historinë e Egjyptit u vu në arrest shtëpie, kushtetuta u quajt e pavlefshme.
Edi Rama u bën apel shqiptarëve: Keni aftësi? Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …
Edi Rama i ka dhënë udhë një praktike të panjohur deri më sot. Nga pozitat e kryeministrit që pret të marrë detyrën u ka dërguar një thirrje të gjithë atyre që mendojnë se mund të japin një kontribut për vendin brenda kornizave të programit e të vizionit të koalicionit të udhëhequr prej tij.