Arkiv-Lajme

A është CEZ-i në një situatë katastrofike?

Postuar në 07 Korrik, 2013 07:32

Në numrin e saj të sotëm, Gazeta Dita ka botuar një artikull me titull “Ç’po ndodh në ‘dollapët’ e CEZ-it”, në të cilin hedh një vështrim të gjatë mbi atë se çfarë po ngjet në kompaninë që administron energjinë e shqiptarëve. Ndër të tjera, artikulli shkruan se “një autokolonë ekskursionistësh me makina të CEZ-it dhe autobusë të paguar po nga paratë e CEZ-it, me rreth 65 drejtorë dhe nëpunës të lartë të drejtuar nga Sahit Dollapi, kanë shkuar për qejf në Valbonë. Do bëjnë turizëm këtej dhe andej kufirit, sigurisht jo me paratë e tyre.

Pas mandatit, Mark Frroku merr drejtimin e PKD-së

Postuar në 07 Korrik, 2013 06:45

Fitorja e një deputeti në Qarkun e Shkodrës ishte surprizë për shumëkënd, ndoshta edhe për vetë Partinë Kristian Demokrate, e cila do të përfaqësohet në Kuvendin e ri me Mark Frrokun, një personazh i debatuar së fundi edhe për shkak të vëllait të tij. Dy javë pas zgjedhjeve, Frroku ka mundur të hipë në krye të partisë, pasi Këshilli Kombëtar i PKD-së e zgjodhi atë kryetar të kristian demokratëve, pas dorëheqjes së drejtuesit të mëparshëm, Dhimitër Muslia.

Përleshjet vazhdojnë, ndërsa egjiptianët kërkojnë një kryeministër

Postuar në 07 Korrik, 2013 06:13

Pasditen e djeshme mediat e huaja konfirmuan se Mohamed El Baradei, çmimi Nobel për Paqen, ishte përzgjedhur si kryeministri i ri në detyrë i Egjiptit nga presidenti Mansour. Vetë El Baradei kishte thënë se e pranonte detyrën e ngarkuar, megjithëse lajmi ende nuk kishte gjetur konfirmime zyrtare. Por, duket se gjërat nuk kanë qenë kaq të thjeshta. La Repubblica raporton se dje në mbrëmje vonë, një zëdhënës i presidencës ka saktësuar se formimi i qeverisë së re nuk është kryer ende dhe se presidenti Mansour kërkon të marrë edhe mbështetjen e opozitës.

Matoshi: Kosovarët që kanë marrë shtetësinë shqiptare nuk duhen lejuar të votojnë në Shqipëri

Postuar në 07 Korrik, 2013 05:38

Në një artikull të publikuar në Kohën Ditore, opinionisti kosovar Halil Matoshi i rikthehet temës së “kosovarëve të dashuruar pas Berishës”, aq e diskutuar kohët e fundit në Tiranë e në Prishtinë. Sipas tij, nuk është e vërtetë, madje është një fantashkencë e të majtëve në Shqiëpri, që Berisha po përdor mercenarë të Kosvës për qëllime elektorale (janë 5 mijë kosovarë që kanë shtetësinë shqiptare, saktëson Matoshi).

Topalli, gardiane "e nderit" të Berishës në faqen e vet në fb

Postuar në 07 Korrik, 2013 05:18

Shumë lajme të natyrës politike të kohëve të fundit merren nga rrjetet sociale, ku politikanët, deputetë, ministrat, apo krerët e partive janë të pranishëm, kryesisht nëpërmjet statuseve në profilin e tyre në facebook. Politikanët e dinë që janë target i gazetarëve, dhe kanë zënë ta bëjën shpesh këtë gjë. Por kjo është një punë që ka dhe “kurthe”.

New York Times: Kina dhe Rusia po ndërtojnë një aleancë anti amerikane

Postuar në 07 Korrik, 2013 04:50

Dy autorë, Leslie H. Gelb dhe Dimitri K. Simes, kanë shkruar një artikull për gazetën New Times, në të cilin evidentojnë një riafrim “me synime anti amerikane” të Rusisë e të Kinës. Ngjarja më e freskët që e ilustron këtë qasje është kjo që ka të bëjë me Eduard Snowden-in, njeriun që nxorri në shesh skandalin diplomatik të përgjimit nga ana e amerikanëve të aleatëve të tyre, e të shtetarëve të tjerë nëpër botë.

CV-ja neutrale e Kastriot Islamit në faqen web të PD-së

Postuar në 07 Korrik, 2013 04:11

Faqja web e Partisë Demokratike ka adresën www.përpara.al, dhe kush futet do zbulojë se ajo është e papërditësuar. Ka një thënie elektorale të Berishës, të nënshkruar nga ky i fundit, ku thuhet se “me Partinë Demokratike Shqipëria ka ndryshuar shumë, le të vazhdojmë …. Përpara!”. Ka si lajme kryesore mitingjet elektorale, të lajmëruara nga tituj me fjalën ‘uragan’, fjala vjen “uragan në Elbasan”, ose “uragan në Fier”, etj. Të vetmet “lajme” që kanë vlerë aktuale e që nuk kanë nevojë të përditësohen janë CV-të e kandidatëve për deputetë.

Basha e Olldashi në garë për të glorifikuar Berishën

Postuar në 07 Korrik, 2013 03:32

Lulzim Basha e Sokol Olldashi kanë filluar garën mes tyre. I pari ka qenë në Elbasan, ndërsa i dyti në Fier. Secili pra në qarkun e vet. Gazetat e majta bënin me dije se secili prej tyre kish nxjerrë në pah në fjalimin e vet pafajësinë e Berishës në disfatën e fundit; më saktë, kishin nxjerrë në pah faktin që Berisha nuk është i vetmi fajtor, ose nuk është fajtor më shumë se të tjerët, ose ëhstë i vetmi që nuk ëhstë fajtor. Basha citohej të kish thënë se “përgjegjësia për humbjen qëndron jo vetëm mbi Sali Berishën, por mbi secilin prej nesh”, dhe se “ne jemi partia e Sali Berishës”.

Alma Lama shpjegon me një letër motivet e shkëputjes nga Vetvendosja; janë "politiko-fetare"

Postuar në 06 Korrik, 2013 16:09

Në letrën e saj publike, me anë të së cilës deputetja e parlamentit të Kosovës, Alma Lama bënte publik dhe shpjegonte divorcin përfundimtar me lëvizjen e drejtuar nga Albin Kurti, thoshte se “pas më shumë se dy vitesh e gjysmë që ka qenë pjesë e Vetëvendosjes, shumica e koncepteve dhe parimeve [të saj] janë ngulfatur dhe zvetënuar nga radikalizmi, nga mjetet të cilat shpesh përfundojnë në promovim të dhunës, e që kompromentojnë çfarëdolloj qëllimi të mire; radikalizmi po i ngulfat edhe vlerat më të mira që i kanë shumica e vajzave dhe djemve të Vetevendosjes”.

Berisha ironizon mazhorancën e re

Postuar në 06 Korrik, 2013 14:07

Pas shqetësimit të ardhura nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe figura të tjera të së majtës, se gjatë kësaj periudhe qeveria në detyrë nuk duhet të firmosë vendime që mund të shkaktojnë probleme financiare në arkën e shtetit, kryeministri Berisha ka reaguar në rrjetin social, Facebook. “Të dashur miq, protesta e rrogëlartëve në krye të PS për rritjen nga qeveria të rrogave të ulëta 11.3% është fytyra e “dhimbsur” e mazhorancës së re!!! Fali Zot se nuk dinë ç’thonë!”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme