Arkiv-Lajme

Biberaj komenton “jo”-në e PD-së: Është arrogancë e kolltugofagëve

Postuar në 04 Korrik, 2013 12:52

PD-ja i tha “jo” Aleksandër Biberajt në tentativën për t’u ofruar si kandidat në garën për postin për kreun e partisë pas dorëheqjes së Berishës. Dhe Biberaj, që nuk i ka të mëdha hapësirat mediatike, ka kapur foltoren e të gjithëve, facebook-un. “Fatkeqesisht deshira, vullneti dhe perkushtimi im ndeshen ne murin e arrogances se KOLLTUKOFAGEVE qe i shkaktuan demokrateve humbjen e 23 qershorit. Keta humbes te medhenj vazhdojne akoma ta konsiderojne PD-ne si pronen e tyre me te drejten e trashegimnise mbi te.

Në perëndim po shihet me frikë ajo që po ndodh në Egjypt

Postuar në 04 Korrik, 2013 12:16

Fareed Zakaria e fillonte shkrimin e tij me titull “Shansi i humbur i Egjyptit”, të publikuar në Washington Post, me një dialog që përsëritej herë pas here gjatë 30 viteve të fundit mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe Hosni Mubarakut. “Ti po burgos kundërshtarët e tu, dhe kjo është një gjë që nuk mund ta bësh”, i thoshin amerikanët. Dhe përgjigja ishte: “Mos vallë doni që në Egjypt të vijë në pushtet Vëllazëria Myslimane?” Duket sikur egjyptianët, thotë Zakaria, nuk dinë të bëjnë tjetër, veçse të ndërtojnë ose një diktaturë ushtarake, ose një demokraci iliberale.

Gazeta e Berlusconi-t, Il Giornale: Kush po komandon në Itali?

Postuar në 04 Korrik, 2013 11:18

Në Itali ka provokuar reaksion një ndërhyrje e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në fakt, ka qenë Kenneth Kang, assistant director i FMN-së, që ka thënë se taksa IMU (imposta municipale unica), një taksë komunale mbi pasuritë e paluajtshme, duhet të mbahet për sa i takon shtëpisë së parë, shtëpisë së banimit. Gjatë fushatës së fundit elektorale, Berlusconi premtoi se jo vetëm do ta hiqte këtë taksë, por edhe do të rimbursonte italianët që e kishin paguar.

Jep dorëheqjen kryeredaktori i Zërit, Astrit Gashi; po kështu dhe zëvendësi i tij, Adrian Çollaku

Postuar në 04 Korrik, 2013 10:17

Gazeta Zëri, njëra nga më të rëndësishmet e Kosovës, nuk do të jetë siç ka qenë deri më sot. Arsyeja është e thjeshtë: kanë dhënë dorëheqjen dy drejtuesit e saj, kryeredaktori Astrit Gashi dhe zëvendësi i tij, Adrian Çollaku. Nuk dihet motivi i dorëheqjes, ashtu si nuk dihet ende pse kanë dhënë dorëheqjen që të dy njëherësh.

Peter Lucas këshillon Ramën kryeministër: Mbyllni kazinotë dhe zbrisni nga Mercedesët e shtrenjtë

Postuar në 04 Korrik, 2013 08:40

Amerikani me origjinë shqiptare, gazetari dhe njohës i Shqipërisë, Peter Lucas ka dhënë një intervistë në DITA, dhe pyetjes se çfarë këshille do donit t’i jepnit Edi Ramës kryeministër, i përgjigjet në mënyrë “të lehtë”:

Berisha shfryhet kundër atyre që duan të fusin hundët në punët e PD-së: Gjela mbi plehra

Postuar në 04 Korrik, 2013 07:34

Në fund të fjalës së tij në mbledhje të kryesisë së PD-së, Berisha e pati me disa outsider-a që përpiqen të interferojnë në garën pë postin e kreut të PD-së. Por nuk u mor vesh se me kë e pati. Sipas disa agjencive, ai përmendi një pjesë të mediave, ndërsa sipas agjencish të tjera, ai përmendi dhe diplomatë. Fjala vjen, sipas balkanëweb.com-it, ai ka folur për “të huaj”. Ja çfarë u ka thënë Berisha anëtarëve të Kryesisë, në versionin e këtij siti:

Berisha po flet në mbledhje të kryesisë: Basha e Olldashi janë gjithë sy e veshë

Postuar në 04 Korrik, 2013 06:48

Është duke folur Berisha në mbledhje të kryesisë. Sapo ka dalë nga një mbledhje e Këshillit Kombëtar të Territorit. Pas kësaj, do të jetë në një aktivitet tjetër?

Shënim: Eduard Selami mes përunjësisë së vet e inkurajimit mediatik

Postuar në 04 Korrik, 2013 05:59

Eduard Selami është njeriu që përmendet nga media si kandidat për postin e kreut të PD-së. Por e përmendin me pahir. Në fakt, ai nuk është kandidat. Në PD nuk e duan, por edhe ai vetë demonstron një “mungesë dëshire e ambicje”. Këtë e bën me shumë përunjësi, e duke bërë deklarata ku nuk gjen ndonjë mesazh politik. Ja si një deklaratë e bërë në profilin e tij në facebook, në komunikim me friends-at e tij:

Ardian Vehbiu analizon diskursin politik, dhe bën një “udhëtim” nga De Gaulle tek Berisha

Postuar në 04 Korrik, 2013 05:28

Ardian Vehbiu e nis shkrimin e tij të fundit të publikuar në Peizazhe të Fjalës me një frazë të thënë nga De Gaulle-i, dhe të vënë si mbishkrim në një piedestal që e kanë ngritur në nderim të gjeneralit e presidentit të famshëm francez. “Il y a un pacte vingt fois séculaire entre la grandeur de la France et la liberté du monde (Ka një pakt dymijëvjeçar midis madhështisë së Francës dhe lirisë në botë)” – kjo është fraza.

Berisha vijon të marrë vendime; Gjiknuri: Ky njeri është akoma i dëmshëm

Postuar në 04 Korrik, 2013 04:46

Berisha ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, ndërsa dje foli për vendimin lidhur me dhënien e shtetësisë shqiptarëve në dhe të huaj, me përjashtim të kosovarëve. “Me këtë akt Shqipëria është vendi i fundit që u ofron bashkëkombësve të vet, atë që të tjerët ua kanë ofruar vite e vite më parë në rajon. Ky akt nuk duhet të konsiderohet nga askush si një akt tjetër, veçse në interesin më të mirë të shqiptarëve, paqes dhe stabilitetit”, tha ai.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme