Arkiv-Lajme
Alastair Campbell flet “si me drojë” për Ilva Taren në një kanal TV, ku ajo “shihet si armike”
Ish gazetari dhe ish këshilltari i Tony Blair-it në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair Campbell është në Tiranë për të promovuar librin e tij “Vitet e mija me Blair-in”, botim i UET-it. E ka ftuar dhe Fevziu në programin e tij, dhe intervista ëhstë fokusuar në argumentin “lufta e Kosovës’, të cilin ai e njeh mirë.
Shënim: Në PD (pothuaj) nuk pipëtin asgjë, ashtu si para 23 qershorit
Rënia e Berishës ka riaktivizuar personazhe “të arkivuar” të PD-së, të cilët po kërkojnë ta thonë të tyren në këtë moment. Tre syresh i kish bërë tok Anila Basha në programin e vet “Airport” të televizionit A1 Report. Është fjala për Rexhep Ukën, Myftar Gjanën dhe Afrim Krasniqin (ky i fundit flet, në fakt, si komentator politik).
Jorgo Bulo për GSH-në: Vota e 23 qershorit e bashkoi Shqipërinë që e kishin përçarë
Janë të shumta leximet e asaj që ndodhi ditën e zgjedhjeve. Jorgo Bulo, akademik, i ka bërë 23 qershorit një lexim në terma gjuhësorë-patriotikë, dhe e shpreh këtë për Gazetën Shqiptare:
Mero Baze flet për Bashën, jep arsyet pse ky do fitojë, dhe tregon një anektodë me Bashën e Lubonjën
Mero Baze, në një shkrim që ka bërë mbi garën brenda PD-së për postin e kreut të kësaj partie, më saktë mbi njërin prej kandidatëve në këtë garë, Lulzim Bashën, tregon një anektodë. E ka të dëgjuar nga Fatos Luibonja, dhe është domethënëse. Thotë Baze:
Grushti i shtetit “kompletohet”. Kreu i Kushtetueses zëvendëson Morsin
Egjipt/ El Sisi, kush është njeriu që ka në dorë situatën
Orikumasit paralajmërojnë bashkinë: “Mos bëj asnjë veprim me pronat deri në qeverinë e re”
Ish Presidenti kroat, Stipe Mesiç: Kosova është thjesht një çështje teknike për Serbinë, tanimë
Në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve ‘Anadolu’, ish Presidenti kroat, Stipe Mesiç është shprehur i sigurtë se kufijtë e Ballkanit janë tanimë të pandryshuar e të pandryshueshëm: “Në Serbi kanë ndodhur ndryshime cilësore që do të thotë se e kanë kuptuar që kufijtë në rajon janë të pa ndryshueshëm; tani ajo që mbetet, është hapja e këtyre kufijve me fqinjët, dhe jo më planifikimi i shtrirjes së kufijve vetjakë në kurriz të fqinjëve”.
Mushkolaj flet për një leksion që mund të mësohet në Kosovë nga dështimi i modelit ‘Berisha’
Çdo dështim është një leksion. Po kështu dhe disfata e dështimi i Sali Berishës. Dhe Imer Mushkolaj e sheh si një leskion, në radhë të parë, për klasën politike kosovare. Në një artikull të tijin të publikuar në gazetën Express, ai fillimisht përshkruan modelin ‘Berisha’ dhe jep arsyet e humbjes: “[Ai] erdhi në pushtet me premtimin për luftimin e korrupsionit, por pas pak kohe u bë vetë ideator i tij. Krijoi një pushtet kientelist, sipas qejfit të fëmijëve të tij, duke bërë që t’i harrojë problemet e vërteta të qytetarëve.
Egjypt: Po, ka një grusht shteti, siç ishte paralajmëruar
Televizioni i pavarur ‘el Hayat’ ka dhënë lajmin, që Presidenti egjyptian Morsi është vënë nën arrest shtëpiak. Dhe kështu, grushti i shtetit mund të quhet i nisur. Është një grusht shteti i paralajmëruar, dhe gjithçka ndodhi, siç pritej. Filloi në orën 18.00, një orë pas skadimit të afatit të ultimatumit, kur forcat ushtarake u shfaqën nëpër rrugët e Kajros. “Ka filluar grushti”, është shprehur aty për aty këshilltari për çështje të sigurisë kombëtare i Presidentit Morsi, dhe tanket e ushtrisë po bëjnë spektakël nëpër rrugë, rrotull pallatit presidencial, dhe shtëpisë së Morsit.