Orikumasit paralajmërojnë bashkinë: “Mos bëj asnjë veprim me pronat deri në qeverinë e re”

Postuar në 03 Korrik, 2013 13:53

U duk e çuditshme protesta e banorëve të Orikumit përpara bashkisë së qytetit, në një moment boshllëku post-zgjedhor dhe teksa ka filluar sezoni turistik veror. Por orikumasit (protestat e të cilave për pronat kanë bërë jo pak herë xhiron e shtypit) pikërisht kësaj ja paskan frikën: Vakumit institucional, kur qeveria e vjetër është në detyrë ndërsa e reja nuk është krijuar akoma. Çështja e pronave në Orikum e përreth, ngjan e komplikuar: ca prona janë kthyer me letra trashëgimie e pastaj kanë ndërruar duar, banorët më herët kishin kërkuar zbatimin e 7501-it, teksa nuk kanë munguar akuzat me sfond politik. Po sot çfarë kërkonin ata? Asgjë më pak, sesa një thirrje drejtuar kryebashkiakut: “Na ruaj pronat deri në betimin e qeverisë së re socialiste”. Pra, u druhen “ujqve” që shfrytëzojnë mjegullën post-zgjedhore. Dhe besojnë se qeveria Rama do ta mbajë premtimin e fushatës, për zgjidhjen e problemit të pronave.

Re.Pu.

Comments

Submitted by AnonimTR (not verified) on

Banoret kane shume te drejte.Duhet te ruajne pronat derisa te vije qeveria e re dhe Ilir Meta me bllok ne dore ta zgjidhe kete problem.

Submitted by Daku (not verified) on

Vallahi bilahi, Ilir Meta u jep drejtim keture gjerave, me kandar ne dore dhe shpate ne doren tjeter.

Submitted by Gjon (not verified) on

" Toka i takon atij qe e punon" thoshte Enver Hoxha per te justifikuar grabitjen e pronave te pronareve te ligjshem. Te njejten shprehje ka perdorur edhe Edi Rama gjate fushates elektorale, mos valle do te beje edhe ai si Enver Hoxha?

Nuk del qarte se kush jane keta njerez qe protestojne, pronare te ligjshem te tokes (me dokumente, tapi para ligjit 7501) apo ato qe duan te perfitojne nga ligji 7501?  Nese jane keta te dytet atehere duhet te kene te qarte se kthimi i tokes tek pronari legjitim eshte  nje nder kushtet themelore per te qene nje shtet demokratik perndryshe i kthehemi anarkise apo diktatures.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.