Ish Presidenti kroat, Stipe Mesiç: Kosova është thjesht një çështje teknike për Serbinë, tanimë

Në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve ‘Anadolu’, ish Presidenti kroat, Stipe Mesiç është shprehur i sigurtë se kufijtë e Ballkanit janë tanimë të pandryshuar e të pandryshueshëm: “Në Serbi kanë ndodhur ndryshime cilësore që do të thotë se e kanë kuptuar që kufijtë në rajon janë të pa ndryshueshëm; tani ajo që mbetet, është hapja e këtyre kufijve me fqinjët, dhe jo më planifikimi i shtrirjes së kufijve vetjakë në kurriz të fqinjëve”.
Ka folur dhe për Kosovën, dhe gjendjen e marrëdhënieve Serbi-Kosovë e sheh me shumë optimizëm pas negociatave e marrëveshjeve Thaçi-Daçiç. “Kosova ka të gjitha elementet e shtetësisë: është e pranuar botërisht dhe mund të funksionojë me legjitimitetin ndërkombëtar; Serbia, duke nënshkruar marrëveshjen me Kosovën, çështjen politike e ka shndërruar në çështje teknike”, thotë ai, sipas RTK-së.
Re.Pu.
Add new comment