Egjipt/ El Sisi, kush është njeriu që ka në dorë situatën

Postuar në 03 Korrik, 2013 14:25

Rrjeti amerikan NBC News ka përvijuar profilet e lojtarëve kyçë në krizën aktuale egjiptiane. Përveç presidentit Mohamed Morsi, që gjendet sipas lajmeve më të fundit në arrest shtëpiak dhe “jashtë kapacitetit për të kryer detyrën”, padyshim spikat lideri i opozitës Mohamed el Baradei (ish shefi i Agjencisë Bërthamore të OKB-së), ish kreu i Lidhjes Arabe Amr Musa, edhe ky opozitar; lideri i Vëllazërisë Myslimane Khairat el Shater, Papa i Kishës ortodokse Kopte, Tavadros II etj. Por momentalisht, violina e parë është ministri i Mbrojtjes, gjenerali Abdel Fatah el Sisi. Ja një profil i shkurtër i tij: Ironikisht, gjatë sundimit të Mubarakut, shikohej si ushtarak i afërt me Vëllazërinë, dhe pati shumë aludime kur u zgjodh si ministër nga Morsi një vit më parë. Por këto dyshime u davaritën kur el Sisi lëshoi ultimatumin 48 orësh për presidentin: “Bëj marrëveshje dhe negocio me opozitën, përndryshe ushtria do shpëtojë shtetin dhe vendin!” Shefi i ushtrisë njihet për lidhjen e ngushtë me SHBA-në, nga e cila ushtria merr 1.3 miliardë dollarë ndihma në vit.

Për njohësit e anglishtes, profilet e gjithë personazheve mund të lexohen në linkun http://worldnews.nbcnews.com/_news/2013/07/03/19269581-key-players-in-the-egyptian-crisis?lite

Re.Pu

Comments

Submitted by respublica (not verified) on

Ndoshta, por per siguri duhet kontrolluar facebook-u i tij. Nuk kemi njeri qe di arabisht

Submitted by PoorAlbanianBoy (not verified) on

Popujt jane te cuditshem. Nese gjykimet i bazojme ne ''single issue'' ... nuk bien dakort ne ate qe duan, por gjithmone jane te qarte ne ate qe nuk duan. Tanime Egjiptianet nuk e duan Morsin. Shpejt u pa, pa nisur ndryshimet kushtetuese, qe Morsi me Vellaznit e tij, jo vetem nuk ishin e keqja me e vogel ne rremujen post-Mubarak por po ktheheshin ne nje rrezik akoma me te madh. Si mund te reagonin Egjiptianet? Askush nuk i di ''si-te'' vec rezultatin live. Popuj te caktuar, ne periudha te caktuara, veprojne ne menyre te papredikueshme.

1) Pas L2B, Anglezet e rrezuan Churchillin me vote. A mundet qe ''lodhja nga lufta'' te ishte faktori No1 per te hequr nje burre shteti nga posti, ate qe ishte luftetari i oreve te para dhe me energjiku ndaj Nazizmit? S'dihet.

2) Shqiptaret, ne post-diktaturen komuniste. Gjeja me absolute qe nuk do donin ishte nje mini-diktator tjeter. Nje Berishe, ne pushtet ne kohen qe ''nje kallash shkoi $5'' e vendit ju vu flaka, dhe prape ''populli'' ja dha voten ne 2005, pse? S'dihet.

3) ''Eshte e nevojshme te genjehet populli'' tha ish-KM Hungarez (z.F.G) dicka per konsum privat por qe e kapi mikrofoni. Hungarezet ''moren rruget'' e ne menyre paqesore nuk u larguan nga sheshet derisa ai dha doreheqjen. Popull civil apo jo? Sot, z Orban, ''po lan lesh'' dhe te gjithe ''jane neper shpia'' qe nga kapja e gjygjsorit, ndryshimet ne kushtetute, krijimi i ''komisionit te vigjilences'' me censuren, manipulime ne ''konception e familjes'' te drejtat e studentave, te pastreheve, romeve, racizmin ndaj hebrenjve e shume me shume se kaq. Nuk ka levizje, pse? S'percaktohet dot thjeshte.

Ushtria beri mire qe veproi, vec kur ajo nderhyn zbulon brishtesine ne koncept qeverises dhe demokraci. Egjipti ka rendesi te madhe per boten, direkt apo indirekt, ndikon ne te gjithe ne:

1) Egjipti quhet ''Nena e Botes Arabe.'' Nga historia, kultura, permasat dhe rendesia qe ka ne ate zone; eshte shteti i pare garant per paqe me Izraelin. Po ashtu eshte shteti i pare qe nese ka permbysje dhe trazira fare mire mund te terheqe te tjeret ne to. Nje vakum pushteti dhe mungese e ligjit ne Egjip do ishte me permasa katastrofike per rajonin.

2) Qe tani, cmimi i naftes per muajin Gusht eshte rritur; karburanti ka reperkusione boterore ne: makinat qe ngasim, biletat e avionit dhe ushqimet.

3) Egjipti kontrollon kanalin e Suezit, arterie vitale e transportit detar qe lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq. Pike strategjike me rendesi ne transportin boteror; per te cilen ka pasur konflikt te armatosur mese nje here.

Ka nje ane te mire ne keto protesta, emancipimi i popullates. Tashme, sado ti fryhet e ti evokohet ''origjina fetare'' apo ''e mira e juaj'' njerezit e dine se kane te drejte te protestojne, e kane vrare friken. Intelektualet protestojne dhe shkruajne, media ka nje rendesi te madhe ketu.

Nje shembull, 2 vjet me pare nje Kardio-Kirurg, djale simpatik dhe me grinte, postoi rreth 100 klipe ne Youtube te quajtura B+ (grupi i tij i gjakut) sot ka emisioni e tij satirik ku kritikon ''pushtetin dhe presidentin.'' Dr. Bassem Youssef nepermjet komedise i jep ze ''qytetarit ne rruge'' qe te kuptoje se shteti eshte i tij, pushtetaret duhen tallur dhe ''qeverisja na takon te gjitheve'' Aq i pelqyer eshte ky emision - “el-Bernameg” (The Program)- qe jepet cdo te Premte, sa 30.000.000 Egjiptiane kudo qe ndodhen lene gjithska per ta ndjekur Doktorin. Ai ka si inspirues komedianin Amerikan, Jon Stewart; i cili e ka perkrahur me kohe, sidomos pas Marsit 2013, kur e arrestuan. Pas shume kercenimeve dhe gjygjeve ne fund erdhen akuzat konkrete: kercenim i sigurise se vendit, percmim ndaj fese, ofendim ndaj Personalitetit te Presidentit Morsi. U mbajt ca ore i arrestuar... por fale popullaritetit qe ka u lirua.

Ky eshte nje shembull sesi gjerat kane ndryshuar ne Egjipt...dhe gradualisht shperthyen. Kam pare disa video ne Youtube nga ai, me titra ne Anglisht dhe megjithe referencat lokale qe vlejne vetem per Egjiptianet, duket qarte qe eshte nje person shume inteligjent qe i dhimbset vendi i tij.

Satira dhe protesta jane arme te popullit dhe intelektualeve te tij; per ''t'ja djegur token nder kembe cdo pushteti'' shpresojme qe dhe ne Shqiperi te krijohet nje vetedije konstante... se Po,  Ne Kemi Cte Bejme, kur duhet bere!  Te pakten te biem dakort ne ate qe Nuk Na Duhet!

Submitted by Genti (not verified) on

Ky eshte miku i ri i Amerikes, tamam sikur Edi Rama dhe Berisha. Edi Rama duhet ta uroje diktatorin e ri egjiptian.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.