Grushti i shtetit “kompletohet”. Kreu i Kushtetueses zëvendëson Morsin

Kreu i ushtrisë egjiptiane, gjenerali Abdel Fatah el Sisi doli në televizion në mbrëmje për të deklaruar pezullimin e Kushtetutës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Kështu shpallet e realizuar përmbysja e presidentit Morsi, i zgjedhur me 51% të votave popullore para një viti, dhe i akuzuar për axhendë radikale islamike. El Sisi ishte i rrethuar nga liderë fetarë, ushtarakë dhe politikanë të opozitës, kur deklaroi se kreu i Gjykatës Kushtetuese do të marrë përsipër presidencën deri në zgjedhjet e reja. Nga ana e tij lideri i opozitës, Mohammed el Baradei tha se synimi është që të arrihet një pajtim kombëtar. Presidenti i rrëzuar mbahet në një vend sekret, ndërsa mbështetësit e tij është bërë e mundur të neutralizohen nga ushtria. Tani Egjipti do ketë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale, do ngrihet një panel që do të rishikojë Kushtetutën, ndërsa parashikohet krijimi i një komiteti për pajtimin kombëtar, ku do përfshihen edhe të rinjtë protestues.
Re.Pu
Comments
Grusht sheti do të përdorë
<p>Grusht sheti do të përdorë edhe Berisha për rrëzimi e së majtës nga pushteti. Të gjithë e dimë se Sali Berisha ështe armiku më i tmerrshëm i popullit shqiptar!</p>
Kompletohet?!?! O gazetar i
<p>Kompletohet?!?!</p><p>O gazetar i Respublikas, huazimet e pakuptimta nuk tregojne profesionalizem, perkundrazi, tregojne injorance.</p><p> </p>
Add new comment