Arkiv-Lajme

Olldashi sulmon LSI-në; dhe thotë: “Unë lodër në duart e Berishës? Berisha nuk funksionon kështu”

Postuar në 05 Korrik, 2013 05:20

Në intervistën që Olldashi, një nga kandidatët për kreun e PD-së, i ka dhënë Fevziut në programin Opinion, bëri përshtypje sulmi që ai i bëri LSI-së dhe Metës. Olldashi pretendoi se këtë gjë e ka bërë dhe përpara zgjedhjeve, por kronika politike nuk ka të regjistruara gjeste të tijat mospajtimi me LSI-në. Ndërsa mbrëmë, Olldashi ish “i pamëshirshëm”: “Kemi përballë dy formacione politike, njëri [PS] që është një formacion destruktiv, të paktën dy vitet e  fundit është sjellë si i tillë, dhe më pas kemi një formacion [LSI] që nuk ka asnjë lidhje me politikën, është një çetë financiare”.

Berisha vijon të qeverisë; Rama i bën apel të bëjë kujdestarin

Postuar në 05 Korrik, 2013 05:01

Berisha vijon të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ai vijon të bëjë mbledhje qeverie, të marrë vendime, të presë e të përcjellë vizitorë, dhe çdo gjë e bën nën vëzhgimin e kamerave.

“Militantët e PD-së duan të shohin doktorin; dhe duan Lulin si pasardhës të tij”, thotë Shqiptarja.com

Postuar në 05 Korrik, 2013 04:50

Gazetarja e shqiptares.com, Artemisa Hoxha ka qenë dje para selisë së PD-së, në pritje që të fillonte mbledhja e famshme e Kryesisë, në të cilën do të vendosej për kandidatët që synonin postin e kreut të kësaj partie. Tok me të kanë qenë dhe shumë militantë, të cilët, kështu raporton Hoxha, gjatë gjithë kohës ishin kureshtarë se kur do të vinte doktori. “Atë duam të shikojmë kur vjen, ai është prijësi ynë”, thuhet të kenë thënë do militantë aty. Lidhur me pasardhësin e Berishës, ata janë të qartë në atë që duan: “Lulin, Lulin duam, çfarë Olldashi!

DITA e sotme flet për një ballafaqim fizik mes Zogajt e Markut në korridoret e News 24-ës

Postuar në 05 Korrik, 2013 04:37

Kish ditë, qysh nga 1 korriku, që në qarqet e gazetarëve flitej për një sherr të fortë mes Preç Zogajt dhe Mark Markut, të nisur live me fjalë të rënda në programin e Artur Zhejit e të bitisur në korridoret e zyrat e News 24-ës, teksa janë kacafytur me grushta me sho-shoqin. Një shkrim pa autor i Ditës së sotme i konfirmon këto zëra.

Alma Lama lë Vetëvendosjen; nga çasti në çast pritet të dalë para gazetarëve

Postuar në 05 Korrik, 2013 04:15

Alma Lama, krutane e martuar në Prishtinë, me profesion gazetare, së fundmi deputete në parlamentin e Kosovës, pritet sot – këtë e thotë gazeta Express – që të dalë para gazetarëve e për t’u bërë atyre e dije se “nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të lëvizjes ‘Vetëvendosja’”.

Rama: E refuzoj nacionalizmin; preferoj atdhedashurinë

Postuar në 05 Korrik, 2013 02:39

Rama ka dhënë një intervistë për programin televiziv të Kosovës, Zona e Debatit, dhe aty ka riktheksuar se “vota plebishitare ishte për ndryshimin, dhe se me anë të kësaj vote na u tha të bëjmë të mundur ndryshimin; në mos, do ta pësojmë më keq se ky që solli rrënimin”. Më tej flet për nacionalizmin, dhe diferencën që nacionalizmi ka me atdhedashurinë: “Unë e kam thënë përpara dhe e përsëris edhe sot. Natyrisht nuk marr përsipër të shqyrtoj gjithë zbërthimin e plotë të nacionalizmit. Por unë e kam shumë thjesht. Unë e refuzoj nacionalizmin.

Tema online është “unavailable” prej më shumë se 12 orësh

Postuar në 04 Korrik, 2013 17:33

Ka qysh nga mesdita e ditës së djeshme, që nuk mund të hyhet në Temën online. Pati një interval, nga ora 22-23.00, në të cilin u duk sikur siti e “rimori veten” , por menjëherë më pas ra në gjendjen ‘unavailable’. Njerëzit e Temës na thonë se bëhet fjalë për një sulm këmbëngulës dhe të pandërprerë hacker-ash: sapo rekuperohet diçka, u duhet që gjithçka ta rifillojnë nga e para.

Ali Ahmeti takon Sali Berishën, kryeministrin “e përhershëm” të shqiptarëve të Maqedonisë

Postuar në 04 Korrik, 2013 16:22

Ali Ahmeti, kreu i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, është në Tiranë, dhe ka takuar kryeministrin Berisha. Lajmi mbi takimin, tok me bisedën, është publikuar dhe në sitin e kryeministrisë, dhe theksi vihet tek ajo që Ahmeti ka thënë në adresë të Berishës: “Ishte një kënaqësi pritja që m’u rezervua nga kryeministri i Shqipërisë; ardhja ime këtu është për ta falënderuar për kujdesin që ka treguar ndaj shqiptarëve të Maqedonisë për 8 vite me rradhë, në krye të shtetit shqiptar”.

Meta shpjegon fitoren e së majtës: 1. Maxhoranca arrogante; 2. Vokacioni i majtë i shqiptarëve

Postuar në 04 Korrik, 2013 15:07

Ilir Meta ka një shpjegim të tijin për rezultatin e 23 qershorit, më saktë për fitoren e së majtës. Dhe këtë shpjegim "analitik" e ka bërë në një intervistë për kanalin e ri televiziv“Agon Channel”. “Dihet që e majta në Shqipëri gjithmonë ka qenë shumicë.

B. Mustafaj analizon garën në PD, dhe sheh të dyja anët e medaljes

Postuar në 04 Korrik, 2013 13:58

Besnik Mustafaj, që ka qenë shumë aktiv me kritika në adresë të leadershipit të PD-së e Berishës pas disfatës në zgjedhjet e 23 qershorit, është shfaqur sot më i shtruar se më parë. Ai ka dhënë një intervistë për Top-channel-in, në të cilën ka folur për ngjarjen e sotme, shpalljen e dy kandidatëve në garën për kreun e PD-së, dhe aty ka deklaruar se [procesi që ka nisur] “është një ngjarje e rëndësishme për PD-në pas humbjes së thellë në zgjedhje; gjithashtu është hera e parë që zhvillohen zgjedhje ku merr pjesë e gjithë anëtarësia e PD-së dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme