“Militantët e PD-së duan të shohin doktorin; dhe duan Lulin si pasardhës të tij”, thotë Shqiptarja.com

Gazetarja e shqiptares.com, Artemisa Hoxha ka qenë dje para selisë së PD-së, në pritje që të fillonte mbledhja e famshme e Kryesisë, në të cilën do të vendosej për kandidatët që synonin postin e kreut të kësaj partie. Tok me të kanë qenë dhe shumë militantë, të cilët, kështu raporton Hoxha, gjatë gjithë kohës ishin kureshtarë se kur do të vinte doktori. “Atë duam të shikojmë kur vjen, ai është prijësi ynë”, thuhet të kenë thënë do militantë aty. Lidhur me pasardhësin e Berishës, ata janë të qartë në atë që duan: “Lulin, Lulin duam, çfarë Olldashi! I shkon më shumë Lulit të na drejtojë në krye të partisë”.
Gazetarja nuk harron të nënvizojë dhe faktin që, teksa militantët presin në mes të vapës të mbërrijë doktori, Astrit Patozi, operativ dhe i veshur sportiv, është i vetmi që hyn e del nga godina, dhe përshëndetet me gjindjen.
Re.Pu.
Add new comment