Ali Ahmeti takon Sali Berishën, kryeministrin “e përhershëm” të shqiptarëve të Maqedonisë

Ali Ahmeti, kreu i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, është në Tiranë, dhe ka takuar kryeministrin Berisha. Lajmi mbi takimin, tok me bisedën, është publikuar dhe në sitin e kryeministrisë, dhe theksi vihet tek ajo që Ahmeti ka thënë në adresë të Berishës: “Ishte një kënaqësi pritja që m’u rezervua nga kryeministri i Shqipërisë; ardhja ime këtu është për ta falënderuar për kujdesin që ka treguar ndaj shqiptarëve të Maqedonisë për 8 vite me rradhë, në krye të shtetit shqiptar”.
Falenderimet vijojnë: “Kam ardhur ta falënderoj për bashkëpunimin, për punën e madhe dhe të mirë që ne kemi arritur të realizojmë; kam ardhur ta falënderoj për këshillat vëllazërore që unë kam patur gjatë zhvillimeve , gjatë proceseve, me të vërtetë edhe të vështira, edhe specifike, në Republikën e Maqedonisë”, ka thënë politikani shqiptar i Maqedonisë. Por nuk mbyllet me kaq:
“Kam ardhur ta falënderoj për të gjithë përkrahjen që na ka dhënë që edhe vendi ynë të zërë vendin e merituar në NATO, dhe në strukturat evropiane. Kam ardhur t’i them publikisht se do të mbetet udhëheqës dhe kryeministër i përhershëm për shqiptarët e Maqedonisë nga ata shqiptarë që unë përfaqësoj”.
Re.Pu.
Comments
Ta gezoni Ali Ahmeti.Merreni
<p>Ta gezoni Ali Ahmeti.Merreni ne Maqedoni dhe e beni prijesin tuaj.Ne Shqiptaret e Shqiperise Londineze ua falim pa me te voglin hezitim.</p>
C'eshte kjo mungese e
C'eshte kjo mungese e theksuar edukate?! A mbajne parasysh keta kafshe (kam parasysh edhe ne Kosove) qe 2/3 e shqiptareve qe e kishin kryemimister, e perbuzin? A nuk u gjetka ne shqip menyre tjeter per dashamiresi, pa ofenduar pjesen e dheut meme? Kur do mesojne keta fshatare mbi te drejtat, dhe etiken? Megjithese po te shohesh se si e kemi kryeministrin (ne detyre) nuk kemi fort te drejte te japim leksione etike...
Add new comment