Berisha vijon të qeverisë; Rama i bën apel të bëjë kujdestarin

Postuar në 05 Korrik, 2013 05:01

Berisha vijon të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ai vijon të bëjë mbledhje qeverie, të marrë vendime, të presë e të përcjellë vizitorë, dhe çdo gjë e bën nën vëzhgimin e kamerave. Kjo gjë ka shqetësuar Ramën, që në mbledhje të Asamblesë së PS-së (është duke u mbajtur), ka ngritur tonin: “I bëj thirrje qeverisë në detyrë e kryeministrit në detyrë, të pajtohen me realitetin e imponuar nga populli dhe të kalojnë në një fazë kujdestarie pa marrë më tutje vendime në funksion të vizionit apo programit të tyre që u ndëshkua me votën e shqiptareve; u bëj thirrje të gjitha subjekteve që përfshihen në bashkëpunim, të mos vazhdojnë bashkëpunimin, ne do të jemi shumë të rreptë me çdo produkt të subjekteve private me qeverinë aktuale që lidhet pas zgjedhjeve të 23 qershorit”.

Vini re: e ka quajtur kryeministër në detyrë, e jo kryeministër në ikje, siç e quajnë të shumtit.

Re.Pu.

Comments

Submitted by mario (not verified) on

<p>Fatos Nano (nuk jam nostalgjik per te) dha doreheqjen dhe iku nga nuk u mor me vesh se ku......del here pas here si kerpudhe pas shiut por kerkon te beje rolin e protagonistit.....ndersa shoku i tij i rradhes nuk kupton mire se cfare do te thote te japesh doreheqje.... duhet ta kete me te degjuar qe nqs humbet, akti qe vleresohet eshte &quot;fjalimi i doreheqjes&quot; dhe jo &quot;akti real i doreheqjes&quot;.......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.