Arkiv-Lajme
Raporti i fondacionit Soros: Alterteksti, ose shpartallimi i arsimit
Çekët dhe alpet tona, një dashuri jo pa rreziqe. Gjendet turisti i aksidentuar
Basha imiton Olldashin: Na kanë blerë votat. Por s’e përmend Metën
Olldashi e Basha e kanë gjetur lejtmotivin e fushatës së tyre elektorale brenda partisë. Ka qenë Olldashi i pari që e ka nxjerrë si justifikim të humbjes këtë avaz në programin Opinion të Tv Klanit. “Votat tona i mori LSI-ja, i bleu me lekë”, tha ai në thelb.
Albin Kurti nuk tërhiqet; dhe thotë: “Nuk punoj për vota; punoj për Kosovën”
Kush ka menduar se Albin Kurti do të shkurajohej nga kritikat e forta që i janë bërë ditët e fundit nga pala amerikane, sot ka pasur rast të zhgënjehej. Në fakt, Kurti nuk ka bërë asnjë hap prapa as atë ditë që Reeker-i lëshoi në adresë të tij e të të tijve fjalën “kllounë” (nuk dha shenja tërheqjeje në Tonight Ilva Tare), por sot, në një takim në Gjakovë, në Ponoshec, ai ka thënë se “Vetvendosje nuk punon për vota, por punon për të mirën e Kosovës, me bindjen se në këtë formë do ta gëzojnë edhe mbështetjen e qytetarëve dhe votat do të vijnë me kalimin e kohës”.
Hoxha: Olldashi dhe Basha janë kandidatë të vërtetë
Shumëkush thotë se dy kandidatët kryesorë në garën për kryetar të PD-së, Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha, janë thjesht një “maskim” që Berisha të udhëheqë ende selinë blu. Por, nuk mendon kështu analisti, Artan Hoxha, për të cilin madje, është e vështirë të përcaktohet se kush do të fitojë mes të dyve, pikërisht për shkak të cilësive që ata kanë. “Dy kandidatët nuk është që dallojnë aq shumë, që njëri të jetë shumë i mirë dhe tjetri të jetë shumë i dobët. Ata janë mjaft konkurrues mes tyre.
Ansamblet e Kosovës dhe Shqipërisë, Ohri godet sërish
Pas asaj që ndodhi në 1 qershor, kur presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk mori ftesën për në Samitin e Ohrit, ku do të diskutohej mbi bashkëpunimin rajonal, Ohri ka lënë Prishtinën jashtë Festivalit të 52-të Tradicional Ballkanik të Këngëve dhe Valleve Popullore. Në këtë festival, i cili e çeli siparin të shtunën, nuk merr pjesë as Shqipëria. Në skenën e Sarajit të poshtëm, janë grumbulluar ansamble dhe grupe nga shumë vende të botës, por bie në sy mungesa e ansambleve dhe grupeve nga Shqipëria e Kosova, edhe pse janë dy vende ballkanike.
I biri i nazistit të Masakrës së Borovës kërkon falje: Doja të mos ishte e vërtetë, por ja që kështu është, im at ka vrarë gra dhe fëmijë të pafajshëm
Markus Burger, djali i Anton Burger, një nga autorët e masakrës të ndodhur 70 vjet më parë, më 6 korrik 1943, ku u vranë 107 veta, burra, gra shtatzëna e fëmijë, merr dje pjesë në përkujtimin e kësaj ngjarjerje. Në fjalën e tij, Burger kërkoi falje në Borovë për krimet monstruoze të të atit. “Babai im nuk më tregoi kurrë për Borovën. Tani që zbulova aktet çnjerëzore, figura e tij më është kthyer përmbys”, u shpreh Markus Burger.
Bartoli fiton Wimbledon-in, dhe BBC-ja “e ndëshkon” me komente seksiste; por kërkon falje
Kampionia e Wimbledon-it për çupa këtë herë ish tenistja franceze, Marion Bartoli, dhe ndërsa ndeshja finale kish përfunduar, një nga gazetarët komentatorë më të mirë të BBC-së në të tilla evenimente, John Inverdale, bën një ndërhyrje të natyrës jo dhe aq sportive: “Nuk di pse mendoj se i ati i Bortoli-t, që ka qenë njeriu më i rëndësishëm i jetës së saj, duhet t’i ketë thënë kur ka qenë e vogël: nuk do të bëhesh kurrë e bukur, nuk do të bëhesh kurrë një Sharapova, e prandaj, për ta arritur suksesin, nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të punosh kafshërisht e të bëhesh luftarake në fushë”.
Sipas Fyles, për statusin duhet dialog mazhorancë-opozitë
Ata që menduan se e futëm “në xhep” statusin e vendit kandidat me zgjedhjet e mira të 23 qershorit, komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle, i ka ulur me këmbë në tokë. “Suksesi në procesin e integrimit europian është i lidhur ngushtë me gjithëpërfshirjen dhe konsensusin. Prandaj, unë inkurajoj qeverinë e re që të punojë ngushtë me opozitën në parlament. Kjo, sepse, vetëm dialogu politik konstruktiv mund ta çojnë përpara vendin në rrugën e reformave”, ka thënë Fyle në një intervistë për Vizion Plus.
Rama: Kush ndërton pa leje, i hedh paratë në det
Kryesocialisti Edi Rama ka zgjedhur Vlorën për të dhënë një mesazh të qartë për të gjithë ata që ndërtojnë pa leje përgjatë vijës bregdetare. Kryeministri i ardhshëm, që do të ulet në detyrë në shtator, ka shkruar në Tëitter se ndërtimet pa leje në bregdet do të jenë një nga çështjet që qeveria e ardhshme do t’i trajtojë me përparësi. “Me vendorët e Vlorës për konkursin ndërkombëtar për planin e zhvillimit të qarkut dhe aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet.