Ansamblet e Kosovës dhe Shqipërisë, Ohri godet sërish

Pas asaj që ndodhi në 1 qershor, kur presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk mori ftesën për në Samitin e Ohrit, ku do të diskutohej mbi bashkëpunimin rajonal, Ohri ka lënë Prishtinën jashtë Festivalit të 52-të Tradicional Ballkanik të Këngëve dhe Valleve Popullore. Në këtë festival, i cili e çeli siparin të shtunën, nuk merr pjesë as Shqipëria. Në skenën e Sarajit të poshtëm, janë grumbulluar ansamble dhe grupe nga shumë vende të botës, por bie në sy mungesa e ansambleve dhe grupeve nga Shqipëria e Kosova, edhe pse janë dy vende ballkanike.
Një muaj më parë, Presidenti Bujar Nishani anulloi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin e Ohrit pikërisht pse Maqedonia nuk kishte ftuar Kosovën. Megjithatë, nuk dihet nëse në edhe në Festivalin Tradicional të Këngëve mungesa e Shqipërisë ka lidhje me mosftesën e Kosovës.
Re.Pu
Comments
Mos i ftoni as ju keta
<p>Mos i ftoni as ju keta plehrat maqedonsit, provokatoret e ballkanit. Mire ua ben Greqia qe ua ben nenen. E meritojne. Por ne nuk kemi bythe.</p>
Add new comment