Rama: Kush ndërton pa leje, i hedh paratë në det

Postuar në 07 Korrik, 2013 08:57

Kryesocialisti Edi Rama ka zgjedhur Vlorën për të dhënë një mesazh të qartë për të gjithë ata që ndërtojnë pa leje përgjatë vijës bregdetare. Kryeministri i ardhshëm, që do të ulet në detyrë në shtator, ka shkruar në Tëitter se ndërtimet pa leje në bregdet do të jenë një nga çështjet që qeveria e ardhshme do t’i trajtojë me përparësi. “Me vendorët e Vlorës për konkursin ndërkombëtar për planin e zhvillimit të qarkut dhe aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet. Mesazhi është i qartë: Kush ndërton pa leje apo në shkelje të lejes në bregdet duhet të ndalet sepse pa asnjë dyshim po i çon paratë në det! Në Vlorë do të kem prej shtatorit edhe zyrën e deputetit me një strukture standarde që do ta ketë çdo zyrë deputeti socialist në çdo qark. Në vijën bregdetare të Shqipërisë do bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë! Pas katër vjetësh ndërtimi pa leje në breg do jetë një ëndërr e keqe”, shkruan Rama.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.