Arkiv-Lajme
Kastriot Islami reagon pas publikimit të CV-së së tij marrë nga faqja web e PD-së
Në një numër gazetash e sitesh u publikua këto ditë CV-ja e Kastriot Islamit, e marrë nga faqja web e PD-së, ku përmendeshin postet e mbuluara nga ai gjatë 23 viteve të fundit, por nuk flitej për faktin që ai ka qenë gjatë gjithë kohës eksponent i rëndësishëm i Partisë Socialiste. K. Islami ka bërë një reagim disi nervoz me këtë rast.
Vetëvendosja kundër islamikëve: Mos guxoni të kërcënoni Lamajn
Një kthesë të fortë dhe distancim të qartë ka bërë Lëvizja Vetëvendosja lidhur me largimin nga rradhët e deputetëve të saj, të Alma Lamajt, dhe përfitimit që ka dashur të nxjerrë nga ky fakt një grupim mysliman. Gazeta Express shkruan se VV ka reaguar ndaj letrës së dytë të të ashtuquajturit “Forumi i të Rinjve Myslimanë” dërguar mediave, në të cilën, sipas saj, ofendohet sërish me shprehje përçarëse dhe kërcënuese deputetja Alma Lama dhe provohet të kapitalizohet dalja e saj nga Lëvizja.
Braçe Bashës: Merr karrigen që po të jep tutori dhe leri llafet
Lufta e facebook-ut këtë herë mban emrin e deputetit socialist Erion Braçe. I acaruar nga deklaratat e kandidatit për kryetar të PD-së Lulzim Basha, se vota e 23 qershorit është deformuar, Braçe hedh këtë tekst në fb:
“Tamam për këtë ti humbe mu në zemër të Tiranës, or Lul! Dy gjëra më bëjnë përshtypje nga fushata për Kryetar e Lulëzim Bashës:
Gjenden edhe deputetë “maqedonë”. Një tjetër hua për komshinjtë
Tufa kamzhikon PD-në: I iku misionit, u tall me pronarët e të persekutuarit
Elbasan, Kurum helmon qytetin. Protestojnë disa aktivistë, por…
Ekonomia dhe financat, Rama kokë më kokë me Fullanin
Zgjedhja e kryetarit të ri, në 22 korrik - njofton DITA dhe shton: Por listat e PD-së kanë probleme
Tri ditë më parë kandidati Sokol Olldashi iu drejtua kryesisë së partisë duke i kërkuar që zgjedhjet të shtyheshin për në javën e parë ose të dytë të muajit Gusht, por kjo kërkesë iu refuzua nga kryesia, e cila vendosi datën 22 Korrik si datë të zgjedhjeve. Siç duket, çdo gjë duhet bërë sa më shpejt. Aktualisht po përshpejtohet dhe me listat e anëtarësisë dhe personazhet e angazhuara për përpilimin dhe hartimin e tyre duket se janë disa burokratë partie, persona…jo dhe aq të rastësishëm në këtë histori – shkruan sot në editorialin e saj e përditshmja DITA.
Versioni soft i Breçanit, intervistë për “anën njerëzore” në GSH
Mijëra trupa greke, gjueti spektakolare ndaj gjashtë shqiptarëve të arratisur