Versioni soft i Breçanit, intervistë për “anën njerëzore” në GSH

Një intervistë “soft” e zv.drejtorit të pezulluar të policisë së Tiranës, Erzen Breçani, ka zënë vend sot në Gazetën Shqiptare. Njihen këto lloj intervistash, që zbulojnë “anën njerëzore e familjare” të një personazhi që deri më atje ka bërë bujë për gjëra të tjera, fjala vjen, në politikë, administratë, institucione të pavarura etj. Por gjithë intervista bie era tentativë për të zbutur jehonën e një mesazhi tashmë të famshëm në facebook-un e Breçanit, dhe për ta krijuar këtë përshtypje mjafton hyrja që bën gazetarja: “Deri tani ai njihet nga të gjithë si personi që është përpjekur gjithmonë që të vërë rend dhe qetësi, por askush nuk e njeh përtej uniformës blu të policisë”. Dhe më tej: “Pavarësisht imazhit të egër që njohim përmes ekranit, takimi me të të përball me një njeri me karakter të butë”. Por gjithsesi, sekush mund të gjykojë vetë.
Hyrja e intervistës lexohet në linkun http://www.balkanweb.com/metropol/2693/bre-ani-pas-incidentit-me-statusin-n--fb-doja-t--dor-hiqesha-nga-policia-140522.html
Re.Pu
Comments
Po, po! Kjo gazetarja ka të
<p>Po, po! Kjo gazetarja ka të drejtë kur konstaton "butësinë" e Breçanit si temperament dhe karakter. Janë me shije të holla këto vajzat e reja gazetare, të ardhura si rregull nga provinca. Sa pak ndenji me të dhe arriti ta njohë dhe ta pëlqejë. Mirë bëjnë që i pëlqejnë djemtë muskuloz. "Butësinë" Breçanit ja njohu para do kohe edhe operatori i TV Top Channel. Ai vetëm një përkëdhelje me kokë i dha në hundë. Veçse ja theu pakëz. Shihet qartazi që shtypi, media dhe opinioni i bien kot më qafë këtij kuadri të lartë të policisë së pushtetit. Po qe se nuk do ishte i butë, ky rast dhunimi prokurorisë tonë të vëmendshme e të paanshme, nuk do i shpëtonte pa vënë re, siç edhe ndodhi.</p>
Add new comment