Tufa kamzhikon PD-në: I iku misionit, u tall me pronarët e të persekutuarit

Shkrimtari dhe publicisti Agron Tufa ka dhënë një prononcim për Dojce Vele, në kuadër të një shkrimi mbi qarkullimin e elitave, ku nuk ka ngurruar të pohojë se Partia demokratike ka tradhtuar të djathtën. "Të marrim elitat politike në rradhët e PD-së. Mendoj se i kanë ikur misionit historik që duhej të merrnin mbi vete, si përfaqësues të së djathtës, për t'u marrë seriozisht me plagët e shtresës së të persekutuarve të regjimit komunist. Kanë zvarritur dhe trajtuar shkel e shko problemet e pronarëve të vërtetë, në një kohë që nuk ju falet mosmiratimi ende i një ligji efikas për lustracionin, duke e lënë Shqipërinë si vendin e vetëm ish komunist pa një ligj të tillë", ka thënë Tufa, në cilësinë e drejtorit të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit. Një tjetër kritikë brenda rradhëve të së djathtës kjo, kur vetëm pak ditë para zgjedhjeve, Tufa ka botuar një shkrim tek “Panorama” ku shprehej i bindur në fitoren e PD-së.
Re.Pu
Comments
Ky zotnia pa si digjej Liraku
<p>Ky zotnia pa si digjej Liraku po nuk tha asnje fjale per Lirakun e djegur dhe shoket e tij te persekutuar. Ky zotnia eshte ul ne kolltuk per te mbrojtur shtresen e persektuar, merr prej fondit te shtetit me qindra mije leke ne muaj dhe asnjehere nuk e celi gojen per Skender Tufen qe e poshtron Saliu dhe Kulici i tij. Tani e gjeti ky per ti rene Tenxheres ky?!! (Tenxherja", per ata qe nuk e dine, eshte romani me i papame ne boten e letersise shkruar prej ketij te shkrimtari te madh ....).</p><p> </p>
Prit pak se do te shohesh
<p>Prit pak se do te shohesh edhe Kulicin dhe te gjithe kulisherit e tjere qe do te perdorin ndaj PD kamxhikun dhe mjete te tjera SM</p>
Mos ma merrni per keq, po nuk
<p>Mos ma merrni per keq, po nuk me pelqen titulli i shkrimit. Per mua do te ishte me domethenes titulli: EDHE AGRON TUFA ...IKU NGA "TUFA" !!!</p>
Add new comment