Elbasan, Kurum helmon qytetin. Protestojnë disa aktivistë, por…

Postuar në 08 Korrik, 2013 08:12

 

Sipas një vëzhgimi të gazetës Shqip para disa ditësh, kompania turke e çeliqeve Kurum, stakonte sistemin e filtrimit në uzinën e saj në ish Kombinatin metalurgjik në Elbasan, gjatë orëve të natës. Kjo situatë vazhdon ende, dhe një grup aktivistësh të shoqatës “Reago”, bashkë me disa qytetarë kanë protestuar sot para dyerve të Kurumit. Sipas Leonard Dedejt, kryetar i shoqatës, “ndotja është kaq e lartë sepse nuk funksionon auditi nga Ministria e Mjedisit, për kontrollin e filtrave ndaj lëndëve kancerogjene që përhap në atmosferë firma "Kurum" Dhe "Ferrokromi ACR". Dihet që aktivizimi i sistemit të flitrimit është i kushtueshëm, por qyteti i Elbasanit është në darën mes shtimit të vazhdueshëm të rasteve të kancerit dhe nevojës për punësim. Zyrtarë lokalë kanë bërë disa takime me përfaqësues të Kurumit sa herë situata e ndotjes është përkeqësuar dukshëm. Por sa për monitorime reale nga strukturat shtetërore…

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.