Ekonomia dhe financat, Rama kokë më kokë me Fullanin

Postuar në 08 Korrik, 2013 07:22

 

Sipas raportit të Komisionit Europian për vendet kandidate në BE dhe ato që janë në proces para-anëtarësimi, buxheti i shtetit shqiptar mori tatëpjetën muajt e fundit. Fokusi kryesor i mazhorancës së re është bërë ekonomia, ndërsa kryetari i PS-së Edi Rama deklaroi se do të kërkonte një audit ndërkombëtar për financat e vendit pas tetë vitesh qeverisje të Berishës. Menjëherë pas zgjedhjeve, ra në sy një dalje publike e guvernatorit të Bankës Qëndrore Fullani, që me gjuhën e tij dha alarmin mbi gjendjen financiare e ekonomike, duke sugjeruar rikthimin e misionit të FMN-në në statusin e mëparshëm dhe jo në atë këshillimor si tani. Në këtë sfond, është i kuptueshëm takimi në mesditë për mbi një orë i kryeministrit të ardhshëm Rama me Fullanin. Ende nuk ka detaje në lidhje me këtë takim në ambientet e Bankës së Shqipërisë, ama janë bërë disa herë thirrje nga mazhoranca e re për qeverinë aktuale, për të bërë kujdes me financat. Thirrje të cilat kanë marrë përgjigje arrogante.  

 

Re.Pu

Comments

Submitted by eni vetëvetja (not verified) on

<p>Fullanit duhet të paditet në prokuri për shpërdorimet e ekipit të tenisit dhe për drekën e paguar të punonjësve të tij, pa le për pagën mujore të tij 200 000 Euro.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.