Mijëra trupa greke, gjueti spektakolare ndaj gjashtë shqiptarëve të arratisur

Postuar në 08 Korrik, 2013 05:15

 

Një gjueti spektakolare është në vazhdim e sipër në kufirin greko-shqiptar, në kërkim të gjashtë shqiptarëve të arratisur më 20 marsin e kaluar nga burgu i Trikallës në shtetin fqinj. Dy prej tyre, xhaxha e nip Flamur e Edison Lika (të arratisurit ishin tetë) u vranë nga policia greke ditë më parë pas një përpjasjeje me armë, ndërsa gjashtë të tjerët (Marian Kola, Admir Murataj, Ilir Kupa, Flaurant Luli, Fatos Sulaj e Klement Çala), kanë pas shpine me mijëra forca speciale greke dhe trupa ushtarake. Ngjarja po mban pezull frymën e opinionit dhe mediave greke, ndërsa mësohet se të arratisurit mund të jenë fare pranë kalimit të kufirit në zonën e Sulit. Kjo ka ngritur në alarm edhe kufirin tonë, që mbahet nën kontroll nga forcat RENEA, ndërkohë që Policia e Shtetit vijon shkëmbimin e informacionit me homologët e Athinës për të arrestuar shqiptarët e kërkuar. Pati zëra se grupi i shqiptarëve do tentonte edhe çlirimin me armë të Alket Rizait (shqiptari më i famshëm I burgjeve greke) nga burgu i Dhomokos, por ndërroi drejtim pas përplasjes me specialët grekë. Gazeta Shekulli ka të dhëna të detajuara në numrin e sotëm.

Për më shumë, lexoni në linkun http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=26721&kat=100

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.