Raporti i fondacionit Soros: Alterteksti, ose shpartallimi i arsimit

Postuar në 08 Korrik, 2013 03:57

 

“Alterteksti, një dështim i plotë”. Me këtë titull është hapur sot gazeta Shqip, duke iu referuar një studimi të fondacionit Soros mbi reformën e para pak viteve për tekstet shkollore. Në thelb, ky proces që diversifikon hartimin e teksteve dihet se ka shkaktuar një mal me probleme për sistemin arsimor, ku mësues, nxënës e prindër kanë ngritur herë pas here ankesa të shumta. Por studimi i Sorosit, një monitorim mbi hartimin, shtypjen dhe shpërndarjen e librit shkollor në tre vitet e shkuara, nxjerr në pah një seri problematikash që kanë ndikuar në atë që shumëkush e pranon sot si fakt: Shkatërrimin e arsimit. Ja disa prej tyre: Përzgjedhësit e teksteve, një grup i fshehtë; 76% e mësuesve pohojnë se nuk u është marrë asnjë mendim mbi vështirësitë e teksteve; shpesh ngarkesa e teksteve dhe niveli i dijes ka qenë shumë më e avancuar se mosha përkatëse; gabime gramatikore, konceptuale e shkencore, pa folur për cilësinë e shtypjes. Dhe qershia mbi tortë, në majë të kësaj historie është përfitimi financiar i disa grupeve.  

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.