Arkiv-Lajme

Gent Strazimiri e gjen te sovrani humbjen e PD

Postuar në 06 Korrik, 2013 12:52

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, nuk e ka mbajtur dot përbrenda dhe ka “shpërthyer” ndaj verdiktit që morën qytetarët në 13 qershor. Në një analizë të tijën, botuar sot në gazetën “Panorama”, ai thotë se nuk po gjen dot arsyet që e çuan popullin të votojë të majtën, pasi sipas tij Berisha i ka bërë qytetarët me telefonë... me SMS, What’s app, Messenger, Viber, Facebook...

Në Egjipt mbretëron kaosi, i ngjan luftës civile

Postuar në 06 Korrik, 2013 10:47

Egjipti duket se po zhytet çdo çast e më shumë në një luftë të ashpër civile. Mediat e huaja raportojnë për thuajse tridhjetë të vdekur deri tani mes Kajros dhe Aleksandrisë, shtuar këtu mbi një mijë të plagosur. Në Sinai ka mbetur i vdekur edhe një prift, por përleshjet e dhunshme vazhdojnë në të gjithë vendin. Vëllazëria myslimane u ka kërkuar mbështetësve të saj vazhdimin e protestave kundër grushtit të shtetit të kryer nga ushtria dhe që rrëzoi nga pushteti Presidentin Morsi.

Sistemi shëndetësor i ngjan një të sëmuri në agoni

Postuar në 06 Korrik, 2013 10:14

Në numrin e saj të sotëm, gazeta “Dita” ka hapur një bashkëbisedim për problemet e sistemit shëndetësor në Shqipëri, duke sjellë në vëmendjen e lexuesit mendimin e një profesori të Universitetit të Tiranës, mjekut oftalmolog, prof. Pajtim Lutaj. Ai ka bërë një radiografi të gjendjes së sistemit shëndetësor, duke theksuar atë çfarë është bërë gabim në këto vitet e fundit dhe reformat që duhet të bëjë qeveria e ardhshme.

Kristo Frashëri: Berisha shpartalloi Akademinë e Shkencave

Postuar në 06 Korrik, 2013 08:57

Historiani dhe studiuesi i njohur, Kristo Frashëri, hedh një tjetër tezë të arsyeve pse e djathta humbi në zgjedhjet e 23 qershorit. Në një shkrim të botuar në Shqiptarja.com, ai thotë se Berisha u ndëshkua edhe për qëndrimin që mbajti ndaj mendimit shkencor. “Me një kokëfortësi dogmatike, ai iu turr të vetmit institucion të ajkës së mendimit shkencor, Akademisë së Shkencave, derisa e shpartalloi me një frymë, pra derisa e ktheu në një kufomë të pavarrosur,” shkruan Frashëri. Sipas tij, reforma ogurzezë e vitit 2006 e ndërmarrë nga Berisha praktikisht e shkatërroi Akademinë e Shkencave.

Basha-Olldashi, si do të ndryshojë lidershipi i PD-së

Postuar në 06 Korrik, 2013 07:30

Fushata për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Partisë Demokratike ka filluar, e bashkë me të edhe projeksionet se si mund të ndryshojë lidershipi i selisë blu, në varësi të fituesit. Ndërsa, Basha shihet si favoriti numër një për të pasuar Berishën, gazeta “Shqip” citon burime nga PD-ja që japin detaje mbi formatin e mundshëm që do të ketë PD-ja e re, në rast se kryebashkiaku i Tiranës merr shumicën e votave të anëtarësisë së demokratëve.

Qeveria kërkon borxh, për të shlyer borxhin

Postuar në 06 Korrik, 2013 06:12

Një qëndrim shqetësues ka ardhur sot nëpërmjet ekspertes së financave, Ermelinda Meksi, e cila në një prononcim për gazetën “Shqip” thotë se është krijuar një gjendje ku (qeveria) “po merr borxh për të shlyer borxhin”. Sipas saj, nëse vijohet me këto ritme, mund të përballemi me kushtet e pamundësisë së shlyerjes së pagave dhe pensioneve. “Për investime nuk bëhet fjalë fare. Ato janë stopuar, me anë të një shkrese të Ministrisë së Financave, e cila ka kërkuar nga institucionet ngrirjen e shpenzimeve për disa shërbime”, është shprehur Meksi.

Arben Malaj zëvendësohet nga Balla: Zgjodha lirinë!

Postuar në 06 Korrik, 2013 05:31

Nuk mund të kalonte pa u vënë re zëvendësimi i Arben Malajt me Taulant Ballën në Kryesinë e Partisë Socialiste. Ndërsa Edi Rama ftoi dje Asamblenë Kombëtare për të pranuar me duartrokitje Ballën në Kryesinë e partisë ("sepse e meriton"), sot në faqen e tij zyrtare në Facebook ka reaguar i larguari i madh nga selia rozë, Arben Malaj: “Në përgjigje të disa miqve dhe kolegëve duhet të qartësoj se nuk jam më anëtar i forumeve drejtuese të PS-së. Unë u vetëlargova nga ai nivel përfaqësimi.

Rama: Do t’i marr me vete në zyrë “Fatosin” dhe “Saliun”

Postuar në 06 Korrik, 2013 04:34

Të gjithë e dimë historinë e breshkave të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe rrugëtimin e tyre me të, që nga koha kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, pastaj edhe në selinë rozë. Por, në një intervistë në “Klan Kosova”, me gazetarin Baton Haxhiu, Rama ka konfirmuar se dy breshkat e tij, të cilat i pa pagëzuar prej kohësh me emrat “Fatos” dhe “Sali”, do ta ndjekin pas edhe kur ai të ulet në karrigen e Kryeministrit. Duke i lënë “shakatë” mënjanë, kryesocialisti ka rrëfyer për befasinë që mori në 23 qershor nga vota e shqiptarëve.

Ina Rama sërish jashtë gjyqësorit

Postuar në 06 Korrik, 2013 04:16

Edhe pse ka bërë kërkesë për t’u rikthyer në gjyqësor që në datën 14 janar të këtij viti, ish kryeprokurorja Ina Rama është lënë sërish në hije nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. “Isha në pritje të emërimit në Gykatën e Apelit”, ka thënë ajo për Gazetën Shqiptare. Mirëpo, ish-shefja e organit të akuzës nuk është votuar as dje nga anëtarët e KLD-së, për një vend nga shtatë që ishin vakante në Shkallën e Dytë të Gjyqësorit.

Albin Kurti përgjigjet: Nuk i nënshtrohem asnjë zyrtari amerikan!

Postuar në 06 Korrik, 2013 03:06

Pasi Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Philip T. Reeker shpenzoi fjalë të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke i quajtur “palaço dhe nihilistë”, Albin Kurti nuk vonoi t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë. I ftuar mbrëmë në emisionin “Tonight Ilva Tare”, në “Ora News”, Kurti është shprehur se fjalët e përdorura nga Reeker janë një gjuhë e padrejtë dhe një qëndrim jodemokratik. “Ne jemi të interesuar për të patur bashkëpunim me SHBA-të, por unë nuk mund të nënshtrohem ndaj asnjë zyrtari amerikan. Ne kërkojmë partneritet dhe jo politika servile siç ndjek qeveria e Kosovës”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme