Ina Rama sërish jashtë gjyqësorit

Edhe pse ka bërë kërkesë për t’u rikthyer në gjyqësor që në datën 14 janar të këtij viti, ish kryeprokurorja Ina Rama është lënë sërish në hije nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. “Isha në pritje të emërimit në Gykatën e Apelit”, ka thënë ajo për Gazetën Shqiptare. Mirëpo, ish-shefja e organit të akuzës nuk është votuar as dje nga anëtarët e KLD-së, për një vend nga shtatë që ishin vakante në Shkallën e Dytë të Gjyqësorit. Gazeta ka cituar një prej anëtarëve të KLD-së, sipas të cilit Ina Rama nuk ka figuruar as në listën me 108 emra që konkurruan për shtatë vendet vakante në Gjykatën e Apelit Tiranë. Nuk dihen arsyet për këtë trajtim ndaj ish kryeprokurores, edhe pse kanë kaluar afro shtatë muaj prej ditës kur ajo ka bërë kërkesën për rikthimin në radhët e gjyqësorit. Por, rruga e saj për t’u rikthyer në punën e mëparshme është gjithnjë e më e vështirë.
Re.Pu
Comments
Mese normal pasi ULOGU
Mese normal pasi ULOGU Nishanlli do ti beje nderet e fundit Shefit te tij. Po ai nuk e din mbase qe as kamarjer nuk do ta marrin kur te mbaroje mndati i tij. Ajo eshte e zonja dhe do zere vend diku. Bile kam pershtypjen qe keshtu me mire per te. Te vazhdoje sic eshte se per haajer do idali. Zoti para jo mbrapa
Pse nuk behet modele per ne
<p>Pse nuk behet modele per ne pasarela kjo shoqe?</p>
Add new comment