Arben Malaj zëvendësohet nga Balla: Zgjodha lirinë!

Postuar në 06 Korrik, 2013 05:31

Nuk mund të kalonte pa u vënë re zëvendësimi i Arben Malajt me Taulant Ballën në Kryesinë e Partisë Socialiste. Ndërsa Edi Rama ftoi dje Asamblenë Kombëtare për të pranuar me duartrokitje Ballën në Kryesinë e partisë ("sepse e meriton"), sot në faqen e tij zyrtare në Facebook ka reaguar i larguari i madh nga selia rozë, Arben Malaj: “Në përgjigje të disa miqve dhe kolegëve duhet të qartësoj se nuk jam më anëtar i forumeve drejtuese të PS-së. Unë u vetëlargova nga ai nivel përfaqësimi. Midis një karrige dhe lirisë për të menduar i lirë, kam zgjedhur përherë këtë të dytën”, ishin fjalët e tij. Malaj u largua nga forumet e PS-së pas largimit nga listat e kandidatëve për deputetë. Ai kandidoi si i pavarur në Qarkun e Vlorës, i mbështetur edhe nga Fatos Nano, por pa mundur të merrte votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Parlamentit të ri në shtator. Me sa duket, këtu është mbyllur edhe historia e tij në Partinë Socialiste.

Re.Pu

Comments

Submitted by Bajo (not verified) on

Ti zgjodhe të rrënosh dinjiten tënd, duke i shërbyer ishmirëbërsit. E gjithë kjo tregon se niveli yt intelektual ishte i kufizuar dhe intuita e nuhatja, tipar edhe i minjve në prag mbytje anijeje dhe tërmeti, tek ty ishte baras me xero.

Submitted by ben (not verified) on

Balla?

Nje vazhdimesish shakash nga" princi" per frone,Rama.

S`mund te krahasohen.

Rama i mat "anetaret" me sherbimet.

Sa me shume,aq me lart.

Asnje ndryshim ska ndodhur.

Nje i tille iku dhe po nje i tille erdhi.

Malaj eshte nje intelektual dhe ekonomist i zoti dhe meriton,pavaresisht se doli me vete.

I zoti dhe i gjere eshte ai njeri qe "fal",po Rama nuk eshte.

Submitted by votim koti (not verified) on

Malaj nuk kishte kuptuar sa mbeshtetje kishte ne Vlore.  Cfare politikani medioker. RTe mendosh qe ka qene minister i financave. Gjynah

Submitted by ervin (not verified) on

Hop i madh cilesor me kete levizje te Rames. Mirseardhje postPalimiskes me te ri ne PS.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Për kë liri e ka fjalën ky me qënse nuk i paska pëlqyer liria e PS të vejë tek liria e PD si puna e Kaçit

Submitted by Anonim (not verified) on

Arben Malaj do te bente gabim ne qofte se do te kycte gojen. E vetmja menyre per te mos pasur nje Berishe te dyte, eshte qe njerez si Malaj te luftojne me force per lirine e fjales dhe veprimit brenda partive te medha sic jane PS, PD dhe LSI. Kurr nuk do te ece shqiperia ne qofte se lejojme individe te drejtojne me teper se dy legjislatura ose dy-4vjecare ne krye te nje partie. Perndryshe ne i rrisim dhe i ndertojme vete diktatoret ne kete menyre!

Submitted by ID (not verified) on

Kam lexuar shpeshhere  komente ketu te Respublica si puna e ketij "Anonim" me siper se nuk duhet te lejojme Ramen te jete nje Berishe i dyte. Per mua te gjithe ata qe shkruajne te tilla idiotesira jane disa budallenj qe nuk kuptojne se paku politiken dhe se dyti natyren njerezore. Rama ka dhene 1001 prova qe nuk ka lidhje me Berishen, eshte njeri europian dhe i perparuar ne mendime, qe keshtu te gjithe ju qe mendoni ne kete menyre, ju ftoj te beni nje analize mendore te vetes suaj, sepse keni probleme serioze per te kuptuar njerezit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.