Arkiv-Lajme
Rama dhe mënyra se si do hyjnë në histori... auditim ndërkombëtar i financave!
Në Asamblenë e PS-së, Rama sot ka thënë shumë gjëra, ndër të tjera edhe frazën “hyjmë në Histori ose ikim pas 4 vjetësh”. Elementi risi në Asamble ka qenë deklarata për të kryer në auditim ndërkombëtar të sistemit shtetëror të vendit, sipas modelit sllovak, që sipas Ramës është tërësisht i domosdoshëm dhe mund të nxjerrë të dhëna “drithëruese” edhe për të huajt!
Egjipti në zgrip të luftës civile - Vëllazëria myslimane: Jemi gati të vdesim
Spiralja e dhunës po bëhet gjithnjë e më e fortë, ndërsa Vëllazëria Myslimane nuk duket të lëshojë pe.
Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 318 të tjerë janë plagosur në aktet e dhunës ndërsa ushtria ka dalë në rrugët e Kajros me tanke.
Së shpejti pritet të shpallet zyrtarisht vendosja e shtetrrethimit. Zëra të pakonfirmuar sugjerojnë se forcat e armatosura do të shpërndajnë një komunikatë në të cilën mund të vendosin shtetrrethimin për të reduktuar dhunën në të gjithë vendin.
Majko Berishës: “Mos bëj burrin e zgjuar/e mirë në kurriz të parave publike!”
Berisha po sillet sikur nuk ka pasur 23 qershor, dhe kjo ka bërë që Pandeli Majo të shpërthejë. E ka bërë në profilin e vet në facebook, duke marrë shkas nga vendimi i qeverisë ‘Berisha’ për të bërë rritje rrogash. “Ky është një gjest i paprecedentë. Në kushtet ekonomike të vendit ky vendim është kulmi i papërgjegjshmërisë. A ka ministër financash ky vend?! A ka Guvernator të Bankës së Shqipërisë ky vend që pak ditë më parë kërkoi rikthimin e FMN-së për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike?!”, thotë ish kryeministri socialist.
Philiph Reeker i pamëshirshëm me krerët e Vetëvendosjes: Janë palaço e nihilistë
Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan Philip T. Reeker është në Prishtinë. Kjo është një vizitë e rëndësishme, por që nuk ka kaluar në mënyrë routine. Reeker ka denoncuar publikisht dhe me fjalë të rënda lëvizjen Vetëvendosje. Mund të thuhet pa frikë se kjo dalje në publik e Reeker-it është një gjë e pazakontë për një diplomat amerikan, gjë që do të thotë se ngjarjet e ditëve të fundit (ku mbeti e lënduar dhe ambasadorja amerikane) kanë provokuar zemërim tek pala amerikane. “Palaço”, u ka thënë ai drejtuesve të Vetëvendosjes.
Bardhyl Ukcamaj jep disa ide, se si shëndoshet gjendja në PD-në e pas 23 qershorit
Një nga studentët e dhjetorit, Bardhyl Ukcamaj, me banim jashtë Shqipërisë, ka shkruar një artikull lidhur me gjendjen në PD pas 23 qershorit. Dhe është kritik me mënyrën se si po sillet PD-ja pas disfatës. Ka kritika para së gjithash mbi garën që po zhvillohet për të kapur kreun e PD-së, e cila është jo transparente. “Sot … kemi nje proces jo transparent. Kryetari i terhequr i PD-se, drejton fushaten e zgjedhjes se kryetarit te ri. Eshte ndaluar perkrahja publike e kandidatit nga drejtues te PD-se, gjate kohes para dhe gjate votimit.
Zheji nuk ka ndërdyshje: Në krye të PD-së duhet zgjedhur Lulzim Basha
Lulzim Basha apo Sokol Olldashi? Të tjerët mund të kenë ndërdyshje, por Artur Zheji, jo. “Lulzim Basha”, thotë ai në një shkrim të vetin, të publikuar në Panorama e të titulluar ‘Përse Basha duhet të zgjidhet kryetar’.
LSI-ja i përgjigjet Olldashit. Me gojën e Manjanit: “Nuk merremi me kumarxhinj”
Është Ylli Manjani, nënkryetari i LSI-së, që ka dalë për t’iu përgjigjur sulmeve e akuzave, që Sokol Olldashi, kandidat për kreun e PD-së, bëri mbrëmë në programin Opinion. Në përpjekje për të minimizuar rëndësinë e këtyre akuzave, Manjani “parapëlqeu” të fliste për një argument tjetër përparësor, turizmin: “Jemi në kulmin e sezonit turistik, është kulmi kur duhet të kishim prenotime, duhet të kishim një dyndje drejt bregut shqiptar dhe në fakt po ndodh e kundërta. Ka një lëvizje me shumë sforco të qytetarëve shqiptarë, dhe jo vetëm”.
New York Times: “Me grushtin e shtetit në Egjypt është zhvleftësuar demokracia; dhe kjo mund të ketë pasoja”
Autori i editorialit të sotëm me titull “Demoting democracy in Egypt – Zhvleftësimi i demokracisë në Egjypt”, në gazetën New York Times, shfaqej i shqetësuar, ngaqë tash e tutje ka rrezik që partitë islamike në rajon ta prishin paqen me demokracinë. Ish një paqe e brishtë që ish vendosur prej ca kohësh, dhe editorialistët e Washington Post-it kanë frikë se me grushtin e shtetit i është dhënë një grusht kësaj paqeje të supozuar. E gjitha kjo që ndodhi do t’u japë argument radikalëve dhe ekstemistëve që të vijojnë me kauzën e tyre të dhunës.
Ambasadori i Kosovës në Tiranë i dyshuar për krime lufte; por në Prishtinë nuk nguten për ta zëvendësuar
Mbi ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimin, janë hedhur dyshime nga EULEX-i për krime lufte, e për këtë shkak dikush në Prishtinë po kërkon largimin e tij nga ky post, ndonëse të gjithë vlerësojnë figurën e kontributin e tij gjatë e pas luftës. Por zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi (nuk dimë nëse i lidh mbiemri ‘Selimi’ të dy bashkë) nuk sheh arsye për ta larguar nga ai post.
Rami Memushaj: Akademia e Shkencave i ka bërë fresk pushtetit këto 22 vjet
Gjuhëtari i njohur, Rami Memushaj është intervistuar nga gazetarja Alda Bardhyli e Shqip-it, dhe biseda është vërtitur rreth Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, së cilës i duhet të zgjedhë në këto momente kryetarin e ri. Memushaj është shumë kritik me Akademinë në tërësi. “Funksioni i [Akademisë] ka qenë t’i bëjë fresk qeverisjes së radhës; as para ‘90-s nuk ka qenë një institucion me të vërtetë i pavarur, por të paktën nuk ka qenë pa peshë në jetën kulturore të vendit, sidomos me kërkimet dhe botimet në fushën e albanologjisë”, thotë ai.