Ambasadori i Kosovës në Tiranë i dyshuar për krime lufte; por në Prishtinë nuk nguten për ta zëvendësuar

Mbi ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimin, janë hedhur dyshime nga EULEX-i për krime lufte, e për këtë shkak dikush në Prishtinë po kërkon largimin e tij nga ky post, ndonëse të gjithë vlerësojnë figurën e kontributin e tij gjatë e pas luftës. Por zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi (nuk dimë nëse i lidh mbiemri ‘Selimi’ të dy bashkë) nuk sheh arsye për ta larguar nga ai post.
“Secili është i pafajshëm derisa të vërtetohet e kundërta, [prandaj] ne nuk mund të marrim vendime të bazuara në këtë fazë, por do ta presim gjyqësinë të thotë fjalën e vet për të ndërmarrë hapa tjerë”, thotë ai, duke nënvizuar pak më tej se “MPJ-ja për herë të parë është në një proces të rotacionit, pasi secili ambasador tash po i ofrohet limitit ligjor të shërbimit prej katër vjetëve që mund të shërbej në një shtet”.
“Po ne, [në çdo rrethanë], nuk do ta lëmë Shqipërinë pa një ambasadë funksionale”, ia bën Selimi, zv.ministri. “[Ambasada jonë në Tiranë] është një ndër ambasadat me personel më të madh, pasi ka me së shumti marrëveshje bilaterale, lidhje të tregtisë, etj”.
Re.Pu.
Comments
Ne lufte jane dy pale qe
Ne lufte jane dy pale qe veiten mes tyre. Ne kete rast pala serbe me ndonje sherbetor shqiptar pasi kane vrare, prere, perdhuniar, e plackitur shqiptaret, tani qe kane dale te humbur sulmojne figurat drejtuese te luftes per te permbushur ate qe nuk munden gjate luftes.
Komandant Selimi ka qene drejtues i UCKse dhe pas clirimit te Kosoves i formacioneve baze te ushtrise se sotme. Ne lufte edhe mund te jene shkelur ligjet e luftes, por a mos valle per kete duhet te fajsohet drejtuesi i saj i pergjithshem? Komandant Selimi eshte nje patriot trim qe ka luftuar per pavaresimin e Kosoves, e te gjithe ne Kosove e njohin se cfare ka bere gjate luftes, prandaj ai do te mbetet ambasador i Kosoves. Per me tej ka vleresime te tjera, ashtu si ky shkrim i paqarte dhe i paplote.
Eulexi do e kishte arrestuar
<p>Eulexi do e kishte arrestuar edhe Adem Jasharin po t'i kishte mbijetuar luftes.</p>
Add new comment