Arkiv-Lajme

Gjendja e ekonomisë shumë më e rëndë se ç’mendohej

Postuar në 03 Korrik, 2013 11:26

Gazeta DITA jep një alarm sot - Kreditimi për ekonominë në 5 muajt e parë të vitit ka qene zero – njofton ajo. Stoku i huasë për ekonominë ishte 554.7 miliardë lekë në fund të muajit maj, në të njëjtin nivel si në fund të 2012-s, duke dëshmuar se biznesi apo dhe individët e kanë pasur shumë të vështirë që të marrin hua në banka gjatë pjesës së parë të këtij viti, raporton DITA.

Dikush në New York Times e sheh tollovinë egjyptiane si një betejë mes demokratësh e liberalësh

Postuar në 03 Korrik, 2013 09:25

Samer S. Shehata është një profesor i asocjuar në unversitetin e Oklahomës, SHBA, dhe ka shkruar një artikull në gazetën New York Times ku, këtë që po ndodh në Egjypt, e sheh si një betejë mes demokratësh e liberalësh. “Politika e Egjyptit është e dominuar nga demokratë që nuk janë liberalë dhe nga liberalë që nuk janë demokratë”, dhe këto dy palë janë duke u ndeshur atje, thotë autori. Ç’do të thotë kjo?

Të majtët po “sabotojnë” garën e Selamit? Ndoshta. Shekulli ka filluar të shprehë simpati për të

Postuar në 03 Korrik, 2013 07:41

Qysh në fillim të garës për kreun e PD-së është përmendur dhe emri i Eduard Selamit. Ky i fundit pati një takim ‘intim’ me Berishën (ashtu si kandidatët e tjerë, Basha e Olldashi), por nuk është shprehur për publikun, gjë që ka bërë të lindin spekullime. Do kandidojë apo s’do kandidojë Selami? – kjo është pyetja, së cilës gazetarët nuk po dinë si t’i përgjigjen.

Dje Olldashi, sot Basha: Jemi kandidatë për kreun e PD-së. Do ketë të tjerë?

Postuar në 03 Korrik, 2013 07:10

Siç ishte lajmëruar e siç pritej, Lulzim Basha shpalli publikisht vendimin e tij për të kandiduar për kreun e PD-së. Të gjithë agjencitë kanë veçuar të njëjtën pjesë të fjalës së tij para gazetarëve: “Një javë më parë, nga kjo foltore, kreu i PD-së dhe kryeministri Berisha iu drejtua demokratëve me një mesazh që jam i bindur që ju, ashtu edhe unë, donit që të ishte krejt tjetër. Këto kanë qenë ditë reflektimi të thellë për ne demokratet dhe gjithë mbështetësit tanë anembanë vendit. Sot familja e demokratëve duhet të jetë më e bashkuar se kurrë.

Diçka po ndodh që edhe Besnik Mustafaj ka hequr dorë nga bon ton-i

Postuar në 03 Korrik, 2013 05:50

Besnik Mustafaj njihet për bon ton-in e tij në komunikimin publik e në debatin politik. Por duket se nuk ndihet rehat nga ajo që po ndodh në PD. Ka bërë një artikull të publikuar në Panoramën e sotme, dhe aty, përveç përpjekjeve për të vënë pikat mbi “i” në këtë situatë (ndiqni linkun http://www.panorama.com.al/2013/07/03/gare-brenda-pd-apo/), ai u fut një të pickuar do eksponentëve të kësaj partie.

Mediat “ngacmuan” Kryeministrin, nga “inati” ai rrit pagat

Postuar në 03 Korrik, 2013 05:32

Berisha njihet si njeri që preferon surprizat, duke dalë kundër çdo parashikimi. Në këto tetë vjet, aty ku mediat kanë shkruar me siguri, bazuar në dokumente (parashikime) zyrtare se pritet të ndodhë X gjë, apo Y vendim, Berisha ka preferuar variantin Z, duke dalë nga pritshmëritë.

Në Egjypt po bëhen ‘provat gjenerale’; pasdite, pas orës 17.00, pritet një grusht shteti

Postuar në 03 Korrik, 2013 05:21

Sot pasdite, në orën 17.00, skadon afati i ultimatumit të lëshuar nga gjeneralët e ushtrisë egjyptiane për presidentin e vendit. “Ke 48 orë afat për të dhënë dorëheqjen”, i thanë pardje ata Muhamet Morsit. Deri dhe gazeta e kontrolluar nga qeveria ‘Al Ahram’, një gazetë shumë e rëndësishme e me ndikim, kish dalë sot me titullin: Sot, ose Morsi jep dorëheqjen, ose hiqet nga ushtria”.  

Ylli Pango kërkon mirëkuptimin e opinionit publik: O njerëz, më janë qepur me gurë në trastë

Postuar në 03 Korrik, 2013 04:51

Ylli Pango është gjendur sërish në syrin e një cikloni mediatik. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një denoncim në prokurori, dhe ky denoncim ka të bëjë me Ministrinë e Kulturës në kohën kur atje ish i parë Ylli Pango. Disa media i kanë dhënë hapësirë këtij lajmi, gjë qe ka bërë Pangon të ulet e të shkruajë një artikull. E ka publikuar në Mapo, dhe u drejtohet qytetarëve. Duket se e ka përjetuar keq këtë ngjarje.

Socialistët i gëzohen fitores; demonstrojnë esprit de corps dhe tërheqje prej veriut

Postuar në 03 Korrik, 2013 04:30

Socialistët organizuan dje në kodrat e liqenit një takim falenderues me qindra votues të Tiranës. Ishin shend e verë, tok me kryetarin e tyre dhe me eksponentë të tjerë të PS-së. Folësit kanë demonstruar esprit de corps, nuk i kanë kursyer batutat me sho-shoqin, dhe referencat kulturore, të cilat këtë herë qëlluan të ishin të arealit geg (ra në sy kjo gjë, pasi socialistët, ata të Fatos Nanos, janë kritikuar prore për një fokusim të fortë në ethosin tosk).

Rusmali nën reflektorët e medias: kritikon Berishën fort dhe për herë të parë

Postuar në 03 Korrik, 2013 04:10

Ilir Rusmali është shndërruar në personazh qendror i mass-media-s. Ai ka dhënë një intervistë për radion Europa e Lirë, dhe në të kritikon Berishën. Janë kritikat më të forta që janë këto kohë nga brenda PD-së në adresë të kreut të asaj partie, por në anë tjetër është dhe hera e parë që Rusmali shpreh papajtueshmëri me Berishën. Ndoshta do ketë dhe në ditët e ardhshme njerëz që do bëjnë kritikat e para të tyre për liderin e padiskutueshëm të PD-së. Ndoshta. Deri tani nuk kanë munguar tentativat glorifikuese të bëra për humbësin Berisha.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme