Socialistët i gëzohen fitores; demonstrojnë esprit de corps dhe tërheqje prej veriut

Socialistët organizuan dje në kodrat e liqenit një takim falenderues me qindra votues të Tiranës. Ishin shend e verë, tok me kryetarin e tyre dhe me eksponentë të tjerë të PS-së. Folësit kanë demonstruar esprit de corps, nuk i kanë kursyer batutat me sho-shoqin, dhe referencat kulturore, të cilat këtë herë qëlluan të ishin të arealit geg (ra në sy kjo gjë, pasi socialistët, ata të Fatos Nanos, janë kritikuar prore për një fokusim të fortë në ethosin tosk). Rama, duke lozur me dikotominë fshat-qytet, përmendi një thënie të Koliqit: më mirë një malësor si gjithkush se sa një shkollar si askush. Ndërsa Ledi Shamku iu referua Gjergj Fishtës që, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, citohet të ketë thënë: tani që e bëmë Shqipninë, duhet me bë shqiptarët. Shamku iu referua kësaj thënieje për të nënvizuar të kundërtën që, sipas saj, është verifikuar në këto zgjedhje: shqiptarët i kishim top këtë herë, por tani duhet Rilindja për Shqipërinë.
Re.Pu.
Comments
I ka te largeta rrajte kjo

I ka te largeta rrajte kjo terheqje e PS-s drejte Veriut.

Mbasi Veriu i shqiptarve (qe ishte shume ma i madh se jugu i shqiptarve) ishte krejte katolike proeuropiane, pra kundershtar i turqve. Pikrisht mbi kete pjese mshoi turku per konvertime ne islam, aqe ma teper qe ishte kufitar me sllavt e jugut. Kjo gja pati si pasoje qe veriu u osmanizue ma fort se jugu i shqiptarve.

Tash me lindjen e Demokracise po dalin ne pah si kepurdhat mbas shiut rrajte e lidhjes islam-fanatike turk-osmane ne Veri (ne Shqipni dhe ne Kosove). Berisha ishte nji nder krent e kesaj lidhje turk-osmane vlla me islamfanatikun turkun Rexhep Taip Erdogan. Pra forcat veriore kundra lidhjeve neoturk-osmane proeuropiane do te gjejshin aleat vetem tek PS-ja, ne nji kohe qe PD-ja ishte uzurpue (ne Veri te pakten) nga neoturk-osmanet. Ketu e ka luejt bukur lojen Rama. Po dijti Rama te vazhdoje kete politike, atehere PS-ja do te kete sukses. Per ndryshe nuk do te shoje gjate dhe do ta hupin lojen.

o Paul, .... [censuruar]

o Paul, .... [censuruar]

O Paulin Gjermani Shkruaj në

O Paulin Gjermani

Shkruaj në shqipen zyrtare që ke mësuar në shkollë, se ashtu je më i këndshëm. Me këtë dialekt që përdor (përdore në ligjërimin e përditshëm me shokë dhe familjen) dukesh si njeri i pashkolluar.

Me dashamirësi

Iliri

Un nuk zbatoj vendimet e

Un nuk zbatoj vendimet e kongreseve te Enver Hoxhes, i cili per ma teper nuk ka mbarue asnji shkolle te nalte.

... referencat kulturore, të

... referencat kulturore, të cilat këtë herë qëlluan të ishin të arealit geg...

"Arealit"? C'eshte mer kjo fjale? Dhe pse merret e mireqene, po nuk shpjegohet pak ne kontekst? Fjalori i vetem shqip as qe e permend fare. Nga ta dime ne lexuesit kuptimin?

Fol shqip or ti.

Po ky Tedeschini more,

Po ky Tedeschini more, vazhdon te mos i pije ilaçet per normalitet?

Seç ka tek ky "njeri", Me duket sikur ri vazhdimisht i erektuar.

Mos ja vini re Gjermanit se e

Mos ja vini re Gjermanit se e kemi cik pa qejf. I kame thene kungullit ik e bej nje vizite nga neurologjia.

Per ty paul fluturon gomari, biles biles me kosha plot jo bosh. :)))

Perderisa un nuk ofendoj

Perderisa un nuk ofendoj asnjeri, çdo njeni prej jush asht i lire te mos i lexoje komentet e publikueme me emnin tim, si puna e me telekomanden e TV-s. Ku asht problemi?!?

Add new comment