Diçka po ndodh që edhe Besnik Mustafaj ka hequr dorë nga bon ton-i

Besnik Mustafaj njihet për bon ton-in e tij në komunikimin publik e në debatin politik. Por duket se nuk ndihet rehat nga ajo që po ndodh në PD. Ka bërë një artikull të publikuar në Panoramën e sotme, dhe aty, përveç përpjekjeve për të vënë pikat mbi “i” në këtë situatë (ndiqni linkun http://www.panorama.com.al/2013/07/03/gare-brenda-pd-apo/), ai u fut një të pickuar do eksponentëve të kësaj partie. Fillimisht e ka me Astrit Patozin: “Dëgjova zotin Patozi t’i ndërsehej (vëreni termin e zgjedhur: ndërsehej) publikisht me një fjalor të shëmtuar njërit prej kandidatëve që nuk bën pjesë në Kryesinë aktuale”. Në fakt, para dy ditësh, me t’u bërë publike dëshira e Aleksandër Biberajt për të garuar për kreun e PD-së, Patozi foli për sharlatanë. Dhe Mustafaj vijon: “Nuk dua të shoh te deklarata nervoze e plot mllef e Patozit një simptomë më të përhapur se tek ai vetë; … të gjithë ne demokratëve na mundi Partia Socialiste; Patozin e mundi personalisht Koço; ky realitet është i vështirë të tretet, por Astriti duhet ta tretë me dinjitet, ndryshe bëhet me ulcer”.
Në fund e ka dhe me Flamur Nokën, me të cilin tregohet më i ashpër: “Një garë pa barazi prodhon një lider pa legjitimet; edhe Flamuri e ka mësuar kaq gjë”. Dhe me këtë lë të kuptohet se Flamur Nokën e asocjon me stigmën “e teveqelit profesionist” që i ka vënë prej kohësh Mero Baze.
Re.Pu.
Comments
eshte shume e
eshte shume e thjeshte......... te gjithe keta si puna e Besnikut, po prisnin ti vinte fundi Berishes, POR kur shohin qe PD do ta marri 1 pinjoll i Berishes qe ska mbushur akoma 40 vjec, atehere normal qe shqetesohen se do te jene te menjanuar edhe per 25 vite te tjera
Po edhe Mustafai ka ngrene

Po edhe Mustafai ka ngrene dru personalisht nga Rama kur synonte bashkine e Tiranes. Duket e ka nga eksperienca si mund te shmanget ulçera. Mustafai eshte nga te paret qe ka deshtuar ne politike. Mund te krijoje nje shoqate te te shpetuarve nga ulçeruara.

” Unë e dëgjova me vëmendje

” Unë e dëgjova me vëmendje Berishën kur paralajmëroi nisjen e një fillimi të ri me këtë fushatë. Më erdhi mirë dhe e mora si një shenjë reflektimi nga ana e tij.”

Kam lexuar nje antropolg Anglez qe kishte studiuar veriun e shqiperise dhe thoshte: qe jane kaq te izoluar sa qe martesat i bejne brenda fisit/incest.

Ky studiuesi, si ti, ka te

Ky studiuesi, si ti, ka te ngjare qe te mos kete shkelur asnjehere ne ate krahine. Kete lloj perfundimi po e degjoj per here te pare ne jeten time;si mundet te jete i ligjeruar martesa brenda fisit kur kanuni shprehet qarte ndaj kesaj ceshtje, dhe e ben ate nje tabu te pashkelshme, kete pres te na e sqarosh pas nje studimi te hollesishem te ketij autorit tend. Pse nuk ben edhe ti nje ese te tille, ku te pakten te specifikosh qe ato qe thua i ke me te degjuar, te kafja e Rremes?

Do zoti do ta gjej dhe do ta

Do zoti do ta gjej dhe do ta jap se nuk jam ne forme tani, po te them sinqerisht se nuk eshte sajjese dhe se e kam lexuar dhe ishte raport shume i gjate. dhe une i jap te drejte se kur pashe veriun pothuajse ne te gjtha zgergjet e tij jam binjru se per formen sociale te jeteses e komunikimit lexo izolimit. nejse.

Edhe nje here se sic thashe

Edhe nje here se sic thashe nuk jam ne forme po ne qofte se mer vesh nga kafkat e antropolgjia shikoje kafken mustafarajat e shiko kafken e zones ko ai jeton. jone te gjitha si vellezerit siameze. apo me sakte shiko mehmet elezin e shiko sali berishem e mqit xhevap.

me duket se po flisnim per
me duket se po flisnim per martesen brenda fisit, apo jo? Megjithate, te ftoj te lexosh studimet e Nopçes, meqe te pelqeka antropologjia. Ka nje kendveshtrim krejt tjeter ne lidhje me antropologjine e banoreve te veriut, meqe po e sjell si argument. Megjithate, kot qe lodhem; kur Xhordano Bruno kembengulte qe toka eshte e rrumbullaket, kundershtaret i pergjigjeshin: mos na e turbullo mendjen me fakte, e kemi bere mendjen top qe bota eshte e sheshte. Ignorantia argumentum non est, siç eshte thene...
Tropojanet jane krijime te

Tropojanet jane krijime te legjendes se krijuar prej atyre vete!

Berisha eshte i sinqerte, beson njeqindperqind, qe Shqiperia po behet e dyta pas Gjermanise!

Mehmet Elezi besonte, dhe ende beson, se po te mos ishte Sofo lazri, ishte Mehmeti qe do ngjitej deri ne zeven-

des te Ramiz Alise e ne pluralizem, pas Sali Berishes! Ne fund te vitit 1990, ai i refuzoi shoqes Negmie nje vizite te deshiruar nga ajo, ne shtepine e shokut mehmet (Elezit, eshte fjala, jo mehmet Shehut).

Sipas nje poeti dhe studiuesi pej tropoje, Azem Hajdari ishte njeri prej Trimave te Jutbines dhe,

si legjende u shua, duke u shfaqur edhe si Bust, diku ne hyrje te Lazaratit, qe bejne shaka

me pafajesine e tij te paqellimshme.

Sa here me ndodh te ngjitem me sherbim per ne Veri, ndjehem i qarkuar prej imazheve te tropojaneve dhe me duket sikur fluturoj, jo ne autostraden e Kombit, por mes qafa-maja-

malesh ne mjegull legjendash...

Respektojini tropojanet, por, amani o njerez, mos i ftoni te behen me pushtet!

Besniku eshte tjeter gje. Nuk kerkon pushtet. Ai ka vetem nje brenge: si s'e moren vesh shqiptaret se ne Paris, shkrimtari me i njohur shqiptar nuk eshte Ismail Kadare por ai, Besnik Mustafaraj...Dhe nuk eshte pa te drejte.

Add new comment