Dikush në New York Times e sheh tollovinë egjyptiane si një betejë mes demokratësh e liberalësh

Samer S. Shehata është një profesor i asocjuar në unversitetin e Oklahomës, SHBA, dhe ka shkruar një artikull në gazetën New York Times ku, këtë që po ndodh në Egjypt, e sheh si një betejë mes demokratësh e liberalësh. “Politika e Egjyptit është e dominuar nga demokratë që nuk janë liberalë dhe nga liberalë që nuk janë demokratë”, dhe këto dy palë janë duke u ndeshur atje, thotë autori. Ç’do të thotë kjo?
Ai shpjegohet më poshtë. Vëllazëria Myslimane që ka nxjerrë Morsin President mbahet pas rezultatit elektoral, dhe kështu, në stil demokratik, është duke shenjtëruar dobinë e zgjedhjeve. Kjo Vëllazëri merr pjesë në demokraci, ka dalë fituese nga kjo pjesëmarrje, ka marrë dhe pushtetin, por këtë pushtet nuk pranon ta ndajë me të tjerë, gjë që i nxjerr ata në një dritë jo liberale.
Të tjerët që janë në opozitë besojnë shumë në të drejtat e minoriteteve, në liritë personale, në liritë civile, shkurt, ata janë liberalë. Por nuk janë demokratë, pasi kërkojnë largimin nga pushteti të një njeriu të zgjedhur me votën e popullit.
Siç shihet, është një optikë e thjeshtëzuar, por jo e pasaktë, sidoqë termat ‘liberal’ e ‘demokrat’ janë përdorur në mënyrë qëllimisht të shkujdesur.
Shkrimi i plotë për ata që njohin anglishten gjendet në linkun http://www.nytimes.com/2013/07/03/opinion/in-egypt-democrats...
Re.Pu.
Comments
Per mendimin tim ngjarjet e
<p>Per mendimin tim ngjarjet e fundit ne Turqi, Brazil dhe tani ne Egjipt vejne ne dukje nje trend te rrezikshem: - injorimin e demokracise. Si Erdogani, po ashtu edhe Morsi apo presidentja e Brazilit jane zgjedhur ne menyre demokratike dhe pushteti i tyre eshte tejet i ligjshem. Po flas per pushtetin e tyre, dhe jo per ata vete si persona! Por po vihet re se nje pakice te iluminuarish, openminded, pra me te ndriçuar dhe te mençur se shumica e popullsise po perpiqet te imponoje pikepamjet e saj morale, politike apo ekonomike., duke perbuzur keshtu voten dhe demokracine e shumices. E gjithe kjo mizanskene ve ne rrezik per sot dhe te ardhmen modelin me human te demokracise pluraliste, e njohur deri me sot si sistemi me i drejte i qeverisjes. Dhe duke pasur parasysh se ne shume vende perendimore po flasin sot per nje deshtim te sistemit kapitalist te mbeshtetur te financat nderkombetare, mud te arrish ne konkluzionin se po pergatitet opinioni per nje qeverisje te pakices ne kurriz te shumices. Nje trend i tille te kujton fundshekullin e 19-te dhe fillim shekullin e 20-te kur nuk lejoheshin te merrnin pjese ne zgjedhje veçse ata qe kishin nje arsim dhe gjendje shoqerore te kamur. Prandaj mendoj se perplasjet e sotme e tejkalojne konfliktin ndermjet demokrateve dhe liberaleve, por kane te bejne me ligjitimitetin e demokracise.</p>
Add new comment