Mediat “ngacmuan” Kryeministrin, nga “inati” ai rrit pagat

Berisha njihet si njeri që preferon surprizat, duke dalë kundër çdo parashikimi. Në këto tetë vjet, aty ku mediat kanë shkruar me siguri, bazuar në dokumente (parashikime) zyrtare se pritet të ndodhë X gjë, apo Y vendim, Berisha ka preferuar variantin Z, duke dalë nga pritshmëritë.
Ajo çfarë ndodhi së fundmi, shtron një pyetje me të vërtetë “1 milion dollarëshe”. A do të kishim rritje të pagave dhe pensioneve në rast se mediat nuk do të kishin zbuluar përmes Ministrisë së Financave planin e anulimit. Ishte kjo ministri, zyrtarë të përgjegjshëm të saj, të cilët pohuan se planin e kishin anuluar, për shkak të kushteve monetare dhe se vendimin ia kishin lënë në dorë qeverisë së re socialiste të muajit shtator. Për financat, kapitulli “paga – pensione” ishte i mbyllur. Pra, 90 mijë buxhetorët dhe 550 mijë pensionistët do të prisnin formatimin e qeverisë së re në shtator dhe vendimin e saj se çfarë do të bënte me shtesat, ku (pa paragjykuar) mund edhe të merrnin një shtyrje në kohë të planit.
Mediat treguan të vërtetën e pohuar nga Ministria e Financave, por Kryeministri nuk e pranon, duke dalë mbi çdo skenar. Tashmë ai urdhëroi rritjen e pagave dhe pensioneve, i ngacmuar nga mediat që hapën me të madhe lajmin. Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të ishte zbardhur e vërteta? Thjesht do i lihej harresës. Vërtet një situatë qesharake.
Marrë nga Shqip
Comments
Do ti sygjeroja Zaloshnjes qe
<p>Do ti sygjeroja Zaloshnjes qe te beje komente anonime se i ketij niveli eshte.</p>
Sali Berisha vijon te na
<p> Sali Berisha vijon te na cudise...perfundimisht eshte pushtetari me pa dinjitet ne kete vend, qe prej sa ka patur shtet... per ata qe nuk e kuptojne "gafen" e sotme, atij nuk i lejohet te marre vendime qe ndikojne politiken buxhetore te shtetit shqiptar qe prej zgjedhjeve e ketej, sidomos pas ketij rezultati refuzues te rralle ne raste zgjedhjesh...por synimi i tij sa i ndyre aq edhe femijeror, kuptohet...</p><p> Anonimo (me siper), na lodhet me keto gjykime mbi shkruesin, pa folur nje fjale mbi temen.</p>
Add new comment