Ylli Pango kërkon mirëkuptimin e opinionit publik: O njerëz, më janë qepur me gurë në trastë

Ylli Pango është gjendur sërish në syrin e një cikloni mediatik. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një denoncim në prokurori, dhe ky denoncim ka të bëjë me Ministrinë e Kulturës në kohën kur atje ish i parë Ylli Pango. Disa media i kanë dhënë hapësirë këtij lajmi, gjë qe ka bërë Pangon të ulet e të shkruajë një artikull. E ka publikuar në Mapo, dhe u drejtohet qytetarëve. Duket se e ka përjetuar keq këtë ngjarje.
E fillon shkrimin me një apel të pazakontë: “O njerëz, i miq, o media që ma bëtë emrin copë, ju lutem ….”. Dhe më poshtë futet në thelbin e kësaj që ka ndodhur, duke treguar me gisht si fajtor kruen e KLSH-së, Bujar Leskajn. Pango është i zemëruar dhe me faktin që disa media as nuk e kanë kërkuar një opinion të tijin para se të raportonin mbi denoncimin e KLSH-së, as e kanë publikuar një opinion të tijin, kur ky vetë ua ka dërguar (me urdhër të pronarëve, thotë). Shkrimin e mbyll me një P.S.: “Nuk i trembem asgjëje; urrej padrejtësinë e poshtërsinë me gjithë shpirt”.
Ndërkohë Panorama online informon se “prokuroria ka vendosur mosfillimin e hetimeve për kallëzimin penal të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ndaj Ylli Pangos, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit”. Nuk flitet për kallëzimin lidhur me abuzime të hamendësuara në Ministrinë e Kulturës e të Turizmit.
Re.Pu.
Comments
eeeee eeeee, ashtu thua ti

eeeee eeeee, ashtu thua ti tani qe te ngelen mbertheckat ne dore...

me "ma bete emrin cope" Pango
me "ma bete emrin cope" Pango do te thote qe i bene pis namin e mire? Pyetja qe ngrihet eshte: pse, e ka ai nje te tille? Pango ka merite te veçante per zgjerimin e leksikut te gjuhes shqipe; i ka shtuar fjalorit nje folje te re: "kujdes se ai te pangon" thuhet kur dikush i kerkon bashkebiseduesit te kete kujdes ndaj nje ngacmuesi te mundshem seksual.
Paska qene drejtor i

Paska qene drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit??? Shiko shiko...Cfare karriere bejne kurvaret...Ka edhe moral pale...Pu cfare horri

urime Ylli per guximin

urime Ylli

per guximin qytetar qe tregon per mbrojten e personalitetit

kjo eshte gjeja qe me eshte fiksuar ne fakt nga personi juaj,

duke ju njohur disi nga larg si bashke qytetare e Tiranes

gezohem me te vertete qe gjen akoma te tille kurajo ne Tirane me kete katrahure qe ndodh perdite tek ne

a

Add new comment