Shënim: PS-ja u rrit kryesisht në thellësi; LSI-ja kryesisht në gjerësi

Postuar në 02 Korrik, 2013 16:24

Në rang vendi, PS-ja mori rreth 93 mijë vota më shumë se në vitin 2009, duke patur një rritje rreth 15%. Ndërkohë, rritja e totalit të votave të vlefshme ishte rreth 13%. Kjo tablo e nivelit kombëtar të PS-së na lë të kuptojmë se rritja e saj, në vija të trasha, ka ardhur nga marrja e votave të zgjedhësve të saj të 2009-ës; të fëmijëve të tyre që kishin mbushur moshën për votim deri në 23 qershor; dhe një pjese të konsiderueshme të emigrantëve që s’kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 2009-ës, por votuan në 23 qershor. Pra mund të thuhet se, në rang kombëtar, PS-ja është rritur kryesisht në thellësi, duke e bërë më të thellë përkrahjen në brezat demografikë të votuesve.

Nga ana tjetër, LSI-ja duket se është rritur kryesisht në gjerësi. Ajo mori rreth 106 mijë vota më shumë se në vitin 2009, duke patur një rritje rreth 150%.  Ndërkohë, rritja e totalit të votave të vlefshme ishte rreth 13%. Kjo tablo e nivelit kombëtar të LSI-së na lë të kuptojmë se rritja e saj, në vija të trasha, ka ardhur nga marrja e votave të zgjedhësve të saj të 2009-ës; të fëmijëve të tyre që kishin mbushur moshën për votim deri në 23 qershor; dhe një pjese jo të pakonsiderueshme të votuesve potencialë të djathtë.

Analizimi i përthyerjeve gjeografike e demografike të kësaj tabloje të përgjithshme kërkon një studim rigoroz me anketime të shumta në terren, i cili nuk mund të zëvendësohet me hamendje të bëra në kafenetë e Tiranës…

Fusnotë: Parashikimi se pakti i 1 prillit mes Rames dhe Metës do te prodhonte sinergji negative per PS-ne, bere nga K.Islami dhe A.Hoxha, si dhe nga kritike zëlartë të majtë, nuk u materializua, sepse PS-ja u rrit edhe ne numer absolut votash edhe si perqindje ndaj totalit të votave të vlefshme. 

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Ne fakt, studime duhen bere, pasi nuk dihen sakte migrimet e votes, duke pare vetem numrat. Skenare te tjere aleancash mund te sillnin te tjera rezultate. Nje gje eshte fakt; nga lidhja ne koalicion, ajo qe pati ngritje morale (ne lidhje me rrethanat nga vinte) dhe garanci per fitoren, ishte LSI. PS pati jo pak impakt negativ, kushedi, mund te kishte dhe me teper rritje...dhe cuditerisht, goditjet diversioniste (qe demotivonin elektoratin qibar te sajin) i mori edhe nga elemente te LSI. Personalisht nuk e kam kuptuar kete situate, dhe se mohoj qe ishte nje nga momentet me te veshtira per besueshmerine e aleances.
Megjithate kam jo pak bindje se suksesi me cdo cmim, i qeverisjes, eshte motivimi kryesor i Metes (Rama s'diskutohet...).

Submitted by arvanites (not verified) on

Lsi ne 2009 punesoi pjesen me te madhe te mbeshtetesve te saj dhe keta njerez ishin nje reklame shume e mire per Lsi te ushtria e te papuneve te Shqiperise. Mesazhi qe percillej pak a shume "Ne nuk i harrojme votuesit tane". Kjo mendoj se ka qene nje nga arsyet kryesore e rritje se LSI. Sidodqofte kushdo qofte arsyeja votuesit duhen respektuar dhe duhet pranuar qe Lsi luajti rol te rendesishem kete rradhe.

Submitted by Landi (not verified) on

<p>Kam nje pyetje per kete Zaloshnjen se e kam vene re qe ben si dijetar: nga e di ky qe nuk prodhoi sinergji negative marreveshja e 1 prillit dhe nga e di ky qe rritja e votave te PS dhe LSi provon qe nuk prodhoi sinergji negative?&nbsp; Zaloshnja, po te lexosh por besoj se ty te ze koka nga leximi,&nbsp; nuk shpjegohet kurre nje sjellje njerezore me dataizem.&nbsp; Meso noj gjo mer burre tye pakten meso elementaren : nuk ka determinizem</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp; &nbsp;E po ec dhe thuaja llogaritarit Kaco Islami ! &nbsp;Nuk ka turp ky kercikuq, qe vazhdon e del perseri ne mbrojtje te pengmarresit te tij, Sali Berisha ? Oj thote se dicka e cuditeshme, e mahniteshme, e llahtareshme paska ndodhur javen e fundit qe Kacos i paska shpetuar pa e investiguar... Hapu dhe dhe perpije brenda kete Kaco...</p>

Submitted by robert (not verified) on

<p>OK &nbsp;se shifrat i dime po a mund te na thuhet se sa mandate morri LSI nga PS? kjo eshte ne pyetje qe akoma ska marre pergjigje se po aludohet qe PS nuk u rrit ne nr mandatesh por nga ana tjeter morri 90mije vota me shume , sepse ne cdo analize televizive askush ska thene gje per kete fakt dhe ajo qe aludohet me force sidomos nga perfaqesuesit e PD neper studio eshte qe PS 66 mandate kishte e po aq ka</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.