Arkiv-Lajme
Raporti: 180 mijë emigrantë të kthyer nga Greqia. Shtohet presioni mbi shërbimet publike
Shënim retrospektiv
Në datën 24 shkurt të këtij viti, kam botuar në respublica.al një shkrim me titull “Kritik ndaj Edi Ramës, pas 23 qershorit”. Në të shkruaja:
“Në fjalën që mbajti në darkën me rastin e zgjedhjes Zv.president i Internacionales Socialiste, Edi Rama tha se do t’i mirëpresë kritikat e analistëve dhe editorialistëve të pavarur pas 23 qershorit, kur PS-ja të vijë në pushtet. Dhe unë po e shënoj që sot emrin në listën e atyre që do të jenë kritikë ndaj tij, nëse PS-ja vjen në pushtet. Por edhe në qoftë se s’vjen…
Shënim: Berisha i përgjigjet një 16 vjeçari nga pozitat e “Luanit të Janinës”
Skandali: SHBA përgjon BE-në, gjermanët acarohen
Kandidatura Biberaj në PD, Mustafaj e mbështet dhe sqaron statutin
Festa e PS-së sjell Pax Albanica, por jo për Malajn?
Në fillim Ksera, pastaj Pango. KLSH e Leskajt nis kallëzimet, por…
Kohë të vështira për Vetëvendosjen, që po krijon keqkuptime, moskuptime e kundërshtarë
Puna ka ardhur që lëvizja ‘Vetvendosje’ të jetë pothuaj e vetme kundër të gjithëve. Ajo ka bërë opozitën gjithë këto kohë, ajo po e bën dhe sot opozitën, madje në një mënyrë që nuk mund të mos tërheqë vëmendjen e atyre që ndjekin zhvillimet në Kosovë, por kohët e fundit janë krijuar dhe moskuptime e keqkuptime me një numër aktorësh e faktorësh lokalë e ndërkombëtarë. Marrëdhënieve të vështira me SHBA-të i është shtuar “plaga” që ka marrë në krahun e saj prej protestuesve ambasadorja amerikane.
Autoritetet serbe e kosovare nuk kanë më drojë; takohen normalisht mes tyre
Sipas së përditshmes kosovare Express, Presidentja e Kosovës Atifite Jahjaga dhe Kryeministri Hashim Thaçi janë parë në shoqërinë e Presidentit serb Tomislav Nikoliç gjatë festës së organizuar në Zagreb, me rastin e hyrjes në BE të Kroacisë. Ata morënn pjesë në të njëjtën veprimtari, dhe sipas të gjitha gjasave nuk e kanë kërkuar njëri-tjetrin. Thjesht kanë qëlluar të jenë pranë, apo në të njëjtin grup të ftuarish. Por prapëseprapë kanë rënë në sy.
Yzeiri, “i trishtuar” për trashëgiminë problematike që Berisha po i lë PD-së