Kandidatura Biberaj në PD, Mustafaj e mbështet dhe sqaron statutin

Postuar në 01 Korrik, 2013 06:17

 

 

Moskandidimi i nënkryetarit të FRD-së Aleksandër Biberaj, të paktën i dyti në qarkun e Tiranës, ishte një befasi që vetë Biberaj e kryetari i partisë Topi, bënë sikur e sqaruan. Tani, pas zgjedhjeve, nuk është e pavend hipoteza se votat e Tiranës që mund të mblidhte Biberaj (tropojan me origjinë), mbase do ta kishin çuar Bamir Topin në parlament. Por kjo histori është mbyllur dhe Biberaj është protagonist në një kandidim tjetër: Atë për kreun e Partisë Demokratike. Për Besnik Mustafajn, mbështetës i Biberajt, ky kandidim do ishte një vlerë e shtuar për hapjen dhe demokratizimin e PD-së. “Dua të ndalem vetëm tek një shqetësim i ngritur nga disa prej miqve të mi e që unë besoj se është i sinqertë”, shkruan Mustafaj në facebook, “është apo jo Biberaj anëtar i PD?” Dhe ai sqaron se në vitin 2003, nisi në PD ideja e fillimit të ri, u kthyen brenda pak muajve Genc Ruli, Gramos Pashko, Arben Imami, Preç Zogaj etj. “Për asnjërin prej tyre nuk u kërkua formalizimi i ripranimit. U quajt e mirëqenë anëtarësia e tyre e hershme në PD. Ky fakt u zyrtarizua me ndryshimet në statutin e partisë, ku u hoq përjashtimi nga PD. Kjo përvojë është e mjaftueshme edhe për Biberajn në këtë rast apo këdo tjetër, që do të afrohet”, shkruan Mustafaj.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by F.A. (not verified) on

<p>Me kujtohet, shume vite me pare, kur vinte ne krye te BRSS Mikail Gorbacov, Zeri i Amerikes&nbsp;thoshte se eshte shume e cuditshme sesi ky individ, te cilin e ka shoqeruar humbja ne cdo hap te karieres, shkon ne krye te Partise Komuniste. Por nese kjo mund te dukej e cuditshme per amerikanet te cilet &nbsp;e vleresojne nje individ nga arritjet e dukshme, komunistet, si rregull ,i vlersojne kuadrot e tyre nga arritjet e padukshme. Eshte per kete arsye qe sot ne PD, kerkojne te kandidojne individ si Basha dhe Olldashi,&nbsp;te cilet&nbsp;i ka shoqeruar ne menyre te perseritur humbja. Vetem ne nje parti pa rregulla demokratike mund ti jepen ne menyre te perseritur shanse nje individi dhe mijra te tjereve, ndoshta shume here me te afte, nuk ju jepet asnje mundesi. Persa i takon Biberajt, me vjen me te vertete keq, por ai kurre nuk mund te vihet ne krye te PD. Ai eshte nje antikomunist i vendosur, mik i madh i qyteterimit perendimor, te mjafta keto per ta mbajtur sa me larg drejtimit te puneve ne PD. Pastaj, si mendon ky zoteri, do shqetesojme demokratin e kulluar Kastriot Islami ne, per hater te tij? Tek e fundit, le te kandidoj&nbsp; po ja mbajti dhe po nuk i vume&nbsp; si kundershtar Kastriot Islamin. Ne kete rast, vertet mendon se do fitoj ky zoteri perball demokratit Kac Islami? Shporru or mik, ne mos po te thyejme fare kafken...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.