Arkiv-Lajme

Kathimerini pyet Ramën për “acarin” berishian dhe për ujërat

Postuar në 30 Qershor, 2013 11:58

Duket normale që gazetat, sidomos ato të huaja, të rendin pas Kryeministrit Rama për intervista, dhe t’i shkëpusin pozicionime. Në një intervistë me Kathimerini-n greke Rama shprehet pajtues, gjithsesi pa premtuar gjëra konkrete, përveçse “duhet të bisedojmë për të shkrirë...”.

Gazeta Kathimerini e ka pyetur Ramën për acarin e marrëdhënieve greko-shqiptare, krijuar nga deklaratat nacionaliste të Kryeministrit në detyrë, Berisha. “’Acari’ në marrëdhëniet tona, mori fund dhe ‘vera’ do vijë përsëri shumë shpejt në marrëdhëniet shqiptaro-greke”, ka siguruar kreu i PS.

Gjergj Meta kundër ripërkufizimit të martesës (në lidhje me gay-të)

Postuar në 30 Qershor, 2013 07:29

Kleriku Gjergj Meta ka artikuluar te MAPO e fund-javës një shqetësim që zë fill te fakti që Gjykata e Lartë e SHBA-së, jo vetëm lejoi martesat gay, por ripërkufizoi edhe martesën në vetvete, si ledhje burrë-burrë, a grua-grua.

Nazarko kundër agjitatorëve të “kënetës” për interpretimin e rezultatit të PS, dhe 3 arsye për rezultatin e LSI

Postuar në 30 Qershor, 2013 06:43

Mentor Nazarko merret sot te Panorama me analizimin e rezultatit, sidomos me shifrat e PS, dhe konstaton se “sot ka një përpjekje të re të agjitatorëve të kënetës elektorale, për të na shtyrë të merremi me rezultatin e PS-së në vitin 2013, që i ngjaka atij të 2009-s.”

Nazarko kundër agjitatorëve të “kënetës” për interpretimin e rezultatit të PS, dhe 3 arsye për rezultatin e LSI

Postuar në 30 Qershor, 2013 06:43

Mentor Nazarko merret sot te Panorama me analizimin e rezultatit, sidomos me shifrat e PS, dhe konstaton se “sot ka një përpjekje të re të agjitatorëve të kënetës elektorale, për të na shtyrë të merremi me rezultatin e PS-së në vitin 2013, që i ngjaka atij të 2009-s.”

Moisiu: “Berisha ka mentalitet tribali e jo shtetari”

Postuar në 30 Qershor, 2013 06:29

Në një intervistë për Shekullin, ish-Presidenti Alfred Moisiu analizon humbjen e PD dhe kryetarin e saj.

Shuhet në Argjentinë aktori korçar Minella Borova

Postuar në 30 Qershor, 2013 05:50

Agjensitë e lajmeve bëjnë me dije se Minella Borova, një prej emrave simpatikë të kinemasë shqiptare ka ndërruar jetë në Buenos Ajres, Argjentinë, ku jetonte prej disa vitesh.

Shënim: Fati “i kollovarëve” në PD? Vështirë të ngjisin, sidomos pas ikjes së Saliut

Postuar në 29 Qershor, 2013 14:57

Një nga shkaqet e humbjes së thellë të PD është edhe futja në listë të tre deputetëve të PS-së, Islami, Dogjani dhe Kadelli, të cilët shpëtuan Berishën në krizën që i krijoi largimi i Ilir Metës nga qeveria.

Çfarë e ka detyruar lektisjen e kamerave pas Berishës? - pyet Vehbiu

Postuar në 29 Qershor, 2013 14:54

Ardian Vehbiu ka bërë një analizë të sjelljes së medias televizive me Berishën dhe e ka quajtur “Vrima në ekran”.

Një 16 vjeçar i ka shkruar Berishës (sipas Berishës):

Postuar në 29 Qershor, 2013 12:33

Berisha ka nisur të publikoj në faqen e tij në Facebook komente dhe kërkesa të anëtarëve të PD-së që i kërkojnë atij të mos jap dorëheqjen. Pak minuta më parë ai postoi këtë koment ku një i ri me emrin Gentian thotë (sipas Berishës) se nuk e koncepton dot PD-në pa të në krye. Ja pjesë nga postimi i Berishës:

A po luan Berisha “bllofin” me Bashën për të projektuar në krye të PD Eduard Selamin?

Postuar në 29 Qershor, 2013 09:15

Habion Hasani te Dita, analizon sot kandidaturat për kryetar të PD-së.

Ai përjashton Jozefina Topallin dhe Ridvan Boden, tashmë të dorëhequr, e para pas rezultatit vrasës të Shkodrës dhe dobësimit të pozitave, i dyti, ngaqë megjithëse numri dy në parti, “për nga pozicioni duket se nuk ka forcë të marrë në dorë drejtimin si lider. Shumëkush në PD mendon se për këtë i mungon edhe statura.”

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme