Arkiv-Lajme
Studimi i Oxford Economics: TAP, një “bingo” për ekonominë e Shqipërisë
Një prej kompanive lider në parashikimet dhe analizat ekonomike, Oxford Economics, ka bërë një studim të detajuar mbi përfitimet e Shqipërisë nga projekti i gazsjellësit Trans Adriatik.
Berisha: Kushdo mund të kandidojë për kreun e PD-së; Topalli: Unë tërhiqem
Berisha ka humbur, e ka njohur humbjen, ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të PD-së, por edhe ka rimarrë në mënyrë arrogante drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, që me siguri do jetë një beniamin i tij. Ka shpallur të hapur fushatën brenda partisë; madje, ka shpallur dhe rregullat e reja të lojës. “Do ketë votim një anëtar, një votë”, tha i prerë. “Të gjithë janë të lirë të dalin kandidatë për postin e kryetarit”, saktësoi.
Vijon përplasja mes “kishës katolike e Presidencës së Republikës”
Përplasja mes “kishës katolike dhe Presidencës nuk ka të sosur”. Përdorëm thonjëzat, pasi në të vërtetë nuk janë duke u ndeshur këto dy institucione. Janë duke u ndeshur përfaqësues të tyre. Gjithçka filloi me një letër publike të Rrok Mirditës, ku ai bënte aluzionin se gjeneral Sandër Lleshi ish shkarkuar për motive fetare. I është përgjigjur Ndriçim Kulla, botues i njohur dhe – u mor vesh me këtë rast – këshilltar i Presidentit të Republikës. Më pas ishte radha e vetë Sandër Lleshit.
Kofi Annan në librin e tij të ri “Një jetë në luftë dhe paqe”: Si shpëtoi Kosova nga shfarosja, detaje diplomatike
Siç bën të ditur “Koha Ditore” në një shkrim të gjatë të Enver Robellit, në kujtimet e tij të sapobotuara ish-sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, zbulon në librin e tij me titull “Një jetë në luftë dhe paqe”, detaje mbi betejën diplomatike që u zhvillua gjatë konfliktit të përgjakshëm në Kosovë në vitet 1998-99.
Pas një dite të tensionuar në Prishtinë, hapet drita jeshile nga Brukseli për çeljen e negociatave të MSA-së për Kosovën
Siç bën të ditur “Koha ditore” e Kosovës, në Bruksel vazhdoi edhe sot Samiti i Liderëve të Bashkimit Evropian, ku u formalizua nisja e negociatave për anëtarësimin e Serbinë në BE, por gjithashtu u konfirmua hapja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në.
Hapat e parë, Rama: Meta, kryetar Parlamenti; Berisha: Në krye të PD-së, ai që ka ambicie pozitive
Sot në mesditë janë bërë hapat e parë, qoftë nga fituesit për administrimin e fitores, qoftë nga opozitarët e rinj për të administruar humbjen duke u riorganizuar.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, janë takuar në hotel “Sheraton” për të diskutuar në lidhje me formimin e qeverisë së re.
Tenderi 25 milionësh i Pollos nëpër duar. Rama: Do të monitorojë çdo shpenzim këto dy muaj
Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë, një ditë pas pranimit të humbjes së zgjedhjeve, foli edhe për fatin e qeverisë aktuale, e cila do të funksionojë e plotë deri në shtator. Madje ai u bëri thirrje punonjësve të jenë të përpiktë në krye të detyrës. Kjo deklaratë e Berishës duket se ka nxitur disa nga ministrat e qeverisë aktuale të shfrytëzojnë rastet që kanë në duar për të mbushur më tej xhepat.
Thaçi “uron” Berishën, si lider historik i Shqipërisë dhe “burrështetas i nderuar i popullit të Kosovës”
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një telegrami dërguar kryeministrit në largim, Sali Berisha ka vlerësuar rolin e tij në sfidat 23-vjeçare të shtetit shqiptar. Sipas Thaçit, Berisha do të respektohet gjithmonë si lider i rëndësishëm historik i Shqipërisë demokratike. “Berisha ka mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon”- thuhet në telegram.
M. Nano thotë për Ditën se “tani është gati të ndërrojë profesion: do fillojë të bëjë gazetarin”
Kryeredaktori i Ditës, Adrian Thano i ka kërkuar, siç thuhet në numrin e sotëm të kësaj gazete, një intervistë Mustafa Nanos, por ky i fundit i ka thënë veç dy mendime në telefon. Gjithçka ka lidhje me dorëheqjen e Berishës. Po e sjellim të plotë:
Bamir Topi bën analizën e humbjes. Dhe thotë: “Berisha u largua? Nuk mjafton”
FRD-ja ka dalë e humbur nga këto zgjedhje, por Bamir Topi nuk ka hezituar ta thotë të vetën shpejt e shpejt. Bien në sy tre nënvizime të tij. Së pari, “FRD-ja njeh rezultatin”. Së dyti, “kjo humbje erdhi prej polarizimit të garës”. Së treti, “FD-ja po bëhet gati të bëjë opozitën”. Dhe së katërti, “kritikat e tyre të vazhdueshme u refuzuan, por elektorati me votë i vërtetoi ato”.