Arkiv-Lajme
Shënim: Cilën parti nga kryesoret e ka ndihmuar më shumë sistemi elektoral shqiptar?
Sistemi zgjedhor proporcional kombëtar pa asnjë korrektim apo prag elektoral është sistemi më përfaqësues në garat elektorale parlamentare. Në qoftë se një parti merr x% të votave, me këtë sistem, ajo merr pikërisht x% të mandateve parlamentare. Për këtë arsye, ky sistem përdoret si etalon krahasimi, për të analizuar se sa e deformon një sistem i caktuar përfaqësimin e votës popullore në parlament.
Deklarata e Ambasadës së SHBA: Falënderojmë kryeministrin në largim Sali Berisha, tani shikoni dhe bëni mirë punët!
“Falënderojmë kryeministrin në largim Sali Berisha dhe vlerësojmë mbështetjen e tij konsekuente për marrëdhënie të forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë,” kaq thuhet në deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Berishën. Më tej në deklaratë flitet vetëm për zgjedhjet, duke përgëzuar pjesëmarrjen masive dhe duke nxitur formimin e shpejtë të qeverisë.
Albania - The End of an Era
Albania - The End of an Era: Ky është titulli i kësaj fotografie marrë nga agjensia Corbis dhe tregon Sali Berishën në ditët e tij të para si drejtues i PD-së në politikën e pas ’90-s. Berisha sapo ka njoftuar dorëheqjen e tij nga PD, duke pranuar përgjegjësinë e plotë të humbjes.
Mediu flet me panagjerizëm për Berishën. Arsyet e humbjes? Shpresoj të mos ketë qenë arroganca, thotë ai
Fituesi i vërtetë i këtyre zgjedhjeve është Ilir Meta, thotë Mediu, por edhe katër të vetët nuk janë pak, po të kemi parasysh edhe zgjedhjet e tjëra, ku ai nuk e ka kaluar këtë numër. Pasi ka thënë se e djathta ka ofruar më të mirën për qytetarët shqiptarë, ka pasur një lidership në mënyrë absolute të përqëndruar në interesat kombëtare, por ka një seri faktorësh që duhen analizuar, Mediu, gjatë një interviste në AS, ka folur për Berishën:
Vendim historik i Gjykatës Supreme në SHBA: Martesa nuk është vetëm mes burrit e gruas
Në SHBA ka pasur një ligj federal që e përkufizonte martesën si një lidhje legale mes dy personave me seks të kundërt. Ky ligj nuk ekziston më. Qysh nga dita e sotme. Gjykata Supreme e SHBA-ve, me pesë vota pro e katër vota kundër, e ka abroguar këtë ligj, për rrjedhojë duke e ripërkufizuar martesën si një lidhje legale mes dy njerëzish, pavarësisht nga seksi që ata kanë.
Berisha uron (miqtë!) në Facebook për TAP-in, asnjë fjalë tjetër...
Kryeministri Sali Berisha, pas një heshtjeje të gjatë në profilin e tij në Facebook, është rithyer pasditen e sotme, me urimin për përzgjedhjen e projektit të gazsjellësit TAP.
“Te dashur miq, projekti i gazesjellesit TAP u perzgjodh. Fitoi Shqiperia, projekti i shekullit per ne!!! sb”- shkruan ai.
Siç kemi njoftuar, ka qenë konsorciumi Shah Deniz II, i cili ka informuar OMV-n mbi vendimin lidhur me mënyrën e kërkuar dhe preferuar prej tyre për livrimet e gazit drejt Evropës.
Zh.
Flet Doris Pack, por nuk duket e befasuar. Dhe shton: Shqiptarët i dhanë goditje Berishës e të tijve
Eurodeputetja gjermane Doris Pack, konservatore, ndjekëse dhe njohëse e mirë e jetës politike shqiptare, ka dhënë një intervistë për radion Deutsche Welle lidhur me zgjedhjet e mbyllura. Nuk duket e befasuar nga rezultati, por jo ngaqë e priste. Nuk duket e befasuar, ngaqë – dhe këtë e thotë pa u shqetësuar se dikush mund të dallojë një nëntekst përbuzës – “shqiptarët nuk e befasojnë më”. Por është “realiste”: “Kjo fitore e arritur nga aleanca e majtë është një goditje për politikanët që kanë qeverisur deri tani”.
Eurodeputetët, pas urimit për fitoren, i kërkojnë Ramës dhe Metës të luftojnë menjëherë korrupsionin
Pasi kanë përshëndetur Ramën dhe Metën për fitoren e 23 qershorit, Kryetari i Grupimit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian Hannes Svoboda dhe eurodeputeti Libor Rouçek, janë shprehur se qeveria e re do të trajtojë sfidat me të cilat përballet vendi, veçanërisht korrupsionin që është i madh dhe vështirësitë ekonomike. Qeveria e re të angazhohet për avancim në rrugën e integrimit drejt BE-së. Është koha që Shqipëria të pranohet si kandidate dhe vendi të vazhdojë avancimin në rrugën evropiane”.
Një e nga një demokratët, dhe të djathtët, po rishfaqen në skenë; por pa shumë bujë
Demokratët e të djathtët po rivitalizohen një e nga një pas asaj tronditje që pësuan. Në fillim ishin Besnik Mustafaj e Mark Marku, që kërkuan shpejt e shpejt të nxirren përgjegjësitë e kësaj humbjeje. Pastaj foli Dashamir Shehi. “Nuk më befason humbja, por përmasat e frikshme të saj”, tha ai. Njësh me të foli dhe Bamir Topi, i cili është humbës, gjithashtu, në këto zgjedhje. Më pas, u bë e gjallë Mesila Doda, që në profilin e saj në facebook bëri një pohim të dëshpëruar: Ky është momenti më i vështirë qysh nga viti 1997.
"Humbja është pjesë e demokracisë; për demokratët duhet të fillojë një epokë e re", thotë një demokrat nga Shkodra
Redan Bushati, nga Shkodra, me anët një shkrimi në rubrikën e letrave dhe opinioneve të gazetës “Dita” iu bën thirrje kolegëve të vetë:
“Vota e shqiptarëve duhej të ishte referendare. Një pjesë, që mbetën në banalitetin e mendjes në rënie të lirë dhe ngushtësisë militanteske, nuk e kuptuan se vota referendare nuk është për të përkrahur të majtën, por për zbythjen e regjimit dhe në shërbim të rotacionit, si domosdoshmëri e funksionimit normal të demokracisë.