Albania - The End of an Era

Albania - The End of an Era: Ky është titulli i kësaj fotografie marrë nga agjensia Corbis dhe tregon Sali Berishën në ditët e tij të para si drejtues i PD-së në politikën e pas ’90-s. Berisha sapo ka njoftuar dorëheqjen e tij nga PD, duke pranuar përgjegjësinë e plotë të humbjes.
“Unë e di që sot shumë prej jush prisni me trishtim fjalimin tim, por unë jam këtu jo për të komunikuar rezultatin e zgjedhjeve, pasi është i qartë dhe i pranuar nga unë dhe PD. Por jam këtu për t’u njohur me një vendim. Unë gjithnjë kam qenë i vendosur t’i bindem sovranit, që foli qartë në këto zgjedhje. Unë i përkas atyre politikanëve që besoj se sovrani nuk gabon. Mirëpo qytetarët votuan projektin e kundërshtarit, që bënte premtime që ne nuk mund t’i bënim. Uroj kundërshtarit mbarësi dhe uroj që qytetarët shqiptarë të gëzojnë një jetë më të mire. Unë jam përpjekur me më të mirën për fitoren tonë, por kjo nuk ndodhi. Për këtë humbje përgjegjësia bie vetëm mbi një njeri, mbi Sali Berishën, kështu që duke marrë përgjegjësitë që më takojnë, kam vendosur që të jap dorëheqjen time nga të gjitha funksionet e mia në Partinë Demokratike..Ky nuk është një fjalim lamtumire. Nga unë nuk do dëgjoni kurrë një fjalim lamtumire pasi ai do ishte një fjalim që nuk do e lexoja kurrë – janë disa nga fjalët e tij (a.n.)
Comments
Ky po ndjek strategjine e

Ky po ndjek strategjine e Putin (Berisha) me Medvedev (Basha)! Kjo eshte nje levizje taktike dhe imazhi, per tu rikthyer serisht ne krye te PD dhe zyres kryeministrore.

Largim me dinjitet.

Largim me dinjitet.

hahahahahahaaaa ... a thua?!

hahahahahahaaaa ... a thua?! More po kaq pak e njihni kete idhullin tuaj?

p.s. dinjtitet do kishte po te mos sillej si qurrash e te na numeronte gjerat qe kish bere e qe ne nuk i pame...a thua po i kerkonte hesap popullit...megjithese c'them, ai njeri nuk mund te kete sjellje me dinjitet ne kete jete, sidomos kur e largojne nga pushteti (pasi aty testohet dinjiteti). Me vjen keq tua them, po ai njeri do ngelet figure e percmuar ne histori, dhe sjellja sot (dhe ne vijim) eshte ne perputhje me kete figure te tij. Falenderoj zotin dhe popullin (dhe miqte e huaj) qe nuk e lejuan te ishte diference e vogel, se do e shihnim mire dinjitetin dhe transferimin e pushtetit...shpetuam nga nje konflikt qe si dihej si shkonte.

Ashtu eshte vertete. Tani

Ashtu eshte vertete.

Tani nje pyetje kam une, me ca do merret Muci, Mero, Andrea etj qe per cdo gje te pergjigjeshin vetem me "te keqen e madhe".

Do te jene ministrat e

Do te jene ministrat e dikasterit te Alibise pasi Rama eshte politikan alibie, nensqetulle dhe nenrrogozi. Hyri ne politike si asi nen menge i Nanos, fitoi kredo politike si drejtues lokal aktiv nen sqetullen e Metes, minoi nen rrogoz partine e vet per t' iu vene ne krye pas nje humbjeje qe ai e mirepriti dhe opozitoi 8 vite nen tjegullat e alibive te bllokimit te buxhetit, 21 Janarit(pjelle e nje Criminal Mind) te cilin tani a anashkalon kujdesshem si dame delikate boudoire-sh, vjedhjeve te njepasnjeshme te votave kur vete ai eshte nje manipulator votash brenda PS-se dhe nje sere alibish nga me banalet te tipit taksa e sheshte, TVSH e ushqimeve baze etj. Per me teper do vazhdoje ti nuhase sqetullen Metes pa te cilin mazhoranca Alibike e Rames eshte nje mase inerte tumori beninj(nga paaftesia e vet per tu shtuar). Pra Rama e ka te pamundur te qeverise pa alibi ndonese tani ka gjithcka ne dore: 84deputete per te shkarkuar presidentin aktual, me ca klientelizma mund ta coje nr ne 93 per te bere me kushtetuten c ti doje qejfi dhe te gjithe numrat e nevojshem qe te na ule 20% sheqerin, miellin, vajin, qoftet e zgares dhe kukurecin. Ah se harrova nuk do te harxhoje buxhetin e shqiptareve me 200 gardiste dhe s' do te veshi kurre antiplumb se si peme pa kokrra nuk e qellon ndokush Por atij i duhet alibia per te justifikuar deshtimin e vet permanent te veshur me petkun e purpurt te suksesit ndaj Mucmerot e tij i vlejne po aq sa dhe Gobelsi i vlente Hitlerit. Me kete rast i uroj suksese Mucmerove ne krya te dikasterit te ri qe me shume gjasa do te jete dhe me i rendesishmi i kabinetit te ardhshem.

albania-the end of an

albania-the end of an motherfucker

Add new comment