Një e nga një demokratët, dhe të djathtët, po rishfaqen në skenë; por pa shumë bujë

Demokratët e të djathtët po rivitalizohen një e nga një pas asaj tronditje që pësuan. Në fillim ishin Besnik Mustafaj e Mark Marku, që kërkuan shpejt e shpejt të nxirren përgjegjësitë e kësaj humbjeje. Pastaj foli Dashamir Shehi. “Nuk më befason humbja, por përmasat e frikshme të saj”, tha ai. Njësh me të foli dhe Bamir Topi, i cili është humbës, gjithashtu, në këto zgjedhje. Më pas, u bë e gjallë Mesila Doda, që në profilin e saj në facebook bëri një pohim të dëshpëruar: Ky është momenti më i vështirë qysh nga viti 1997. Orët kanë kaluar një e nga një, dhe të tjerë e kanë thënë të tyren, si Josefina Topalli, Arben Imami, Fatmir Mediu, etj.
Të gjithë formulojnë fraza të rrumbullakosura, tw trishtuara, dhe nuk harrojnë të falenderojnë strukturat e PD-së, që dhanë dhe mbrojtën votën. Kaq. Nuk janë zgjatur më shumë.
Re.Pu.
Comments
Ku vajti mirësjellja
<p>Ku vajti mirësjellja legjendare e figurave të Salizmit? Asnjë kërcënim me varje te palma, asnjë nxjerrje jashtë prej zhelesh, asnjë fytyrë e bërë si këpuca?</p><p>Pushtet idiotësh që shpresoj se do të zhduken nga politika Shqiptare!</p>
Pohimi i deshperuar i Dodes
<p>Pohimi i deshperuar i Dodes per 1997 nuk ka pike kuptimi: ajo ne fund te viteve 90-te ka qene ne pozicione kyce ne qeverite e majta (perfshire zedhenese e kryeministrit), eshte njesoj si te deklaroje Sali Berisha se ai ka vuajtur ne regjimin e Enver Hoxhes, vecanerisht gjate shetitjeve me varke ne Voloreke.</p>
mustafa nese deri dje
mustafa nese deri dje bertisje se institucionet dhe pushtete e pavarura i ka uzurpuar pushteti i Berishet , sot me 84 mandate dhe kartona jeshil e di çfare do te ndodhe ? ? dhe çfare roli do te kete opozita perveç se te drejten e fjales
Demokratt po shfaqen, por ne
Demokratt po shfaqen, por ne deklaratat e tyre, nuk ka asnje shenje pergjegjesie. Ata ne thelb fajeson popullin qe nuk qenka aq i zgjuar qe te vleresoje arritjet madheshtore te Saliut. Kane folur lustraxhinjte e bythelepiresit dhe kerkojne te ruajne statua quone, gje qe nuk shpresojme per reformim te PD. Me keq per ta...
Add new comment