Deklarata e Ambasadës së SHBA: Falënderojmë kryeministrin në largim Sali Berisha, tani shikoni dhe bëni mirë punët!

Postuar në 26 Qershor, 2013 15:27

“Falënderojmë kryeministrin në largim Sali Berisha dhe vlerësojmë mbështetjen e tij konsekuente për marrëdhënie të forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë,” kaq thuhet në deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Berishën. Më tej në deklaratë flitet vetëm për zgjedhjet, duke përgëzuar pjesëmarrjen masive dhe duke nxitur formimin e shpejtë të qeverisë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon qytetarët e Shqipërisë, të cilët morën pjesë masivisht në zgjedhjet kombëtare të 23 qershorit 2013 për të riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj të ardhmes demokratike të Shqipërisë. Me përfundimin së afërmi të numërimit, nxisim institucionet zgjedhore të certifikojnë me shpejtësi zgjedhjet dhe të konfirmojnë vullnetin e popullit shqiptar. Pas formimit të një qeverie të re, nxisim udhëheqësit dhe zyrtarët shqiptarët të riangazhohen ndaj procesit të integrimit europian dhe reformave të tjera që nevojiten”, mbyllet deklarata e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.