Arkiv-Lajme
Kujdes, ai nuk ka ikur! Se edhe pasi ikën, kthehet prapë, sikurse u kthye pas 97-s
Në një shkrim në gazetën Dita, gazetari Xhevdet Shehu, ndryshe nga shumë të tjerë kolegë të tij të prononcuar sot në media, tregohet mosbesues ndaj gjestit të djeshëm të Kryeministrit Berisha. Shehu thotë se Berisha nuk e njeh institucionin e dorëheqjes, ai nuk zbret nga kali, aq më tepër pas atyre lotëve e britmave histerike, pas atyre mburrjeve e lavdeve që po i bëjnë puthadorët nëpër Facebook-ë.
Motivimet tepër “artistike” të k/ministrit të ri: Bëj politikë për t’i dhënë munxët vdekjes; e për të bërë histori
Me të futur në xhep fitoren, e pa u mbyllur ende numërimi i votave, Edi Rama ka dhënë një intervistë për ‘le Courrier des Balkans’, një portal në gjuhën frënge për Ballkanin. Ata që dinë frëngjisht, intervistën mund ta lexojnë në linkun http://balkans.courriers.info/article22786.html. Por të bie në sy përgjigja e fundit, që jep njeriu që tanimë ish i bindur se kish arritur atë që kish dashur e kërkuar:
Mimoza Hafizi: Shkodranët përmbysën balancat e votës me mençurinë, guston e hollë, shijen qytetare dhe intelektuale
Kjo ka qenë në në esencë përgjigja e deputetes së ardhshme të koalicionit të majtë, Mimoza Hafizi, deputetja e ardhshme e koalicionit të majtë, Mimoza Hafizi, dhënë pyetjes së Deutsche Ëellepër për surprizën e madhe në qarkun e Shkodrës, fitoren e së majtës.
David A. Andelman, ish-kryeredaktor i Forbes: Pse jo, lufta kundër korrupsionit mund të fillojë nga semafori!
Në një shkrim për zgjedhjet në Shqipëri, David A. Andelman, ish-kryeredaktor i Frobes, thotë se, këto mund të jenë zgjedhjet e para të pastra që pas rënies së komunizmit. Pasi bën krahasimin mes propozimit të Ramës për taksën progresive dhe taksën e sheshtë të Berishës, Adelman thotë se, nëse Shqipëria hyn në BE, do të jetë vendi më i fragmentuar politikisht në kontinent duke thënë se, “aty ku ka tre shqiptare, ke pesë mendime.”
A ishte 23 qershori një leksion edhe për mediat? Po puthadorët e parë të Ramës cilët do jenë?
Mero Baze e Andrea Stefani kanë komentuar në dy intervista në gazetën DITA të sotme, ikjen e Berishës dhe situatën pas 23 qershorit. A ishte 23 qershori edhe një leksion për mediat? – është pyetja e kryeredaktorit të DITA, Thano, për Bazen e Stefanin dhe ata përgjigjen:
Emigrantët e “Rilindjes” e zgjidhën vetë problemin e votës, 68 mijë erdhën më 23 qershor
Debateve të të dy krahëve të politikës për votën e emigrantëve, këtë radhë i kanë dhënë zgjidhje vetë emigrantët. Me përfundimin e procesit zgjedhor dhe rezultatit që Partia Socialiste mori më 23 qershor rezulton se vota e emigrantëve shqiptarë ka qenë vendimtare në fitoren e së majtës përballë Partisë Demokratike.
Të dhënat e siguruara qoftë nga pikat kufitare përmes sistemit TIMS, por dhe burime nga Partia Socialiste, flasin për mbi 68 mijë emigrantë nga Greqia. E përkthyer në mandate, vota e tyre ka prodhuar 6 ose 7 deputetë.
Asnjë eufori, asnjë sharje për ikjen e Berishës, por me qetësi të vijojmë punën, porosit Rama
Dorëheqja e Berishës nga kreu i PD-së është pritur me reagime në të dy kampet. Ndërsa në sheshin para PD-së nuk munguan lotët, në kampin rozë entuziazmi për fitoren qe i madh. Në rrjetet sociale qarkullojnë lloj-lloje opinionesh, madje edhe sharje e fyerje.
Kështu deputeti Ilir Beqaj shkroi dje në “Facebook”, pas dorëheqjes së kryeministrit Berisha: “Fjalimi i Berishës në ikje: Fund e krye fjala e një ish-komunisti të çmendur”.
Protesta të dhunshme në Kosovë, arrestohen 30 demonstrues, lëndohen 3 policë
Siç kemi bërë të ditur, Lëvizja Vetësvendosja ka nisur një protestë të fuqishme dhe që nga ora në orë po merr përmasa të mëdha në rrugët e Prishinës për të kundërshtuar mbledhjen e Kuvendit të Kosovës për të parën marrëveshje ndërkombëtare me Sërbinë.
Servet Pëllumbi mbi fitoren e socialistëve: Dhuratë bujare që do administruar mirë
Profesori, i cili e ka mbështetur afrimin e LSI-së në koalicionin opozitar, shprehet se këtë radhë e majta diti të dalë mbi të shkuarën dhe të ndërtojë një alternativë solide. “E majta diti të bëjë një koalicion më solid dhe më bindës. Qeveria nuk diti të japë llogari për mosmbajtjen e premtimeve të saj, sulmoi në mënyrë personale opozitën dhe kryetarin e saj Edi Rama, duke menduar se me këtë strategji do të marrë një mandat të tretë, por që rezultoi e dështuar. Duket se populli di të ballafaqojë dhe të zgjedhë mirë mes alternativave.
Kryeministri Berisha në mbledhjen e parë të qeverisë pas zgjedhjeve…në disa çaste u duk sikur nuk ka ndodhur gjë
Fillimisht ai komentoi çështjen e gazsjellësit TransAdriatik dhe më pas bëri një thirrje për administratën. Berisha tha se gazsjellësi TAP është një fitore e madhe për Shqipërinë. “Përfaqësuesit e Azerbajxhanit njoftuan zyrtarisht për përzgjedhjen e TAP-it dhe vlerësuan kontributin e Shqipërisë në këtë proces. I shpreha mirënjohjen më të thellë qeverisë së Azerbajxhanit dhe konsorciumit Shah Deniz për përzgjedhjen e TAP-it.