Arkiv-Lajme
Rrotacioni fitoi edhe ndaj fushatës “Votë e bardhë”/“Kryqin votës!”
Në muajt para zgjedhjeve të 23 qershorit, pati zëra të fortë publikë (më të dëgjuarit ata të Fatos Lubonjës dhe Shinasi Ramës) që bënë thirrje për pjesëmarrje në votim dhe bërje të votës së pavlefshme në mënyrë masive (duke i vënë kryqin votës apo duke e lënë atë të bardhë), në mënyrë që t’i jepej mesazhi të dyja kampeve të politikës se elektorati shqiptar nuk pranonte asnjerën nga palët. Por rezultatet paraprake të zgjedhjeve treguan se fushata e tyre dështoi plotësisht.
Vetvendosja e pafat: Aktivistët e saj lëndojnë ambasadoren e SHBA-ve
Vetvendosja po rezulton të jetë dhe e pafat në marrëdhëniet e saj me zyrtarë e diplomatë të SHBA-ve. Në reagimet e sotme që ata kishin organizuar për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi ka mbetur e lënduar Ambasadorja e Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e cila ish nisur për të marrë pjesë në seancën parlamentare që do mbahej me këtë rast. Aktivistët e “Lëvizjes Vetvendosja” në mënyrë të organizuar kanë penguar pjesëmarrjen e deputetëve dhe ambasadorëve në séance, dhe në këtë aksion e sipër kanë lënduar, me siguri pa e njohur, dhe ambasadoren.
Sequi: Po shohim një Shqipëri tjetër, statusi i kandidatit për BE do merret në dhjetor
Gjatë një interviste për Top Channel, kreu i misionit të BE-së në Tiranë, Etore Sequi, komenton pozitivisht zhvillimin e zgjedhjeve, por apelon për përmbylljen e procesit dhe tranzicionit në një mënyrë të butë. Për të, marrja e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria në dhjetor është e arritshme. Diplomati fletë për një frymë të re të krijuar ditët e fundit.
Shpërthim lëvdatash për Berishën. “Ne të duam, Ti je lideri ynë”, i thotë Flamur Noka
Ka filluar gara për kreun e ri të PD-së, dhe të gjithë eksponentët e kësaj partie janë vënë në garë kush e kush të lavdërojë më shumë Sali Berishën. Disa edhe duke refuzuar kandidimin. Fjala vjen, Ridvan Bode thotë: “Unë kam 16 vjet që jam sekretar i përgjthshëm i PD-së, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarit Sali Berisha. Ka qenë një kënaqësi dhe një fat i madh për mua që kam bashkëpunuar me të në ditë të vështira dhe ditë të mira.”
Turqia rrezikon të humbasë Lojërat Olimpike 2020, shtyhen bisedimet për anëtarësimin në BE, shkak protestat
Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyjë për më vonë gjatë këtij viti bisedimet me Ankaranë, të cilat synojnë të çojnë përpara procesin e anëtarësimit të Turqisë. Shtypja e protestave anti-qeveritare në qytete në të gjithë Turqinë ka tronditur shumë vende evropiane. Gjatë tre javë përleshjesh në Stamboll dhe në të gjithë Turqinë katër persona kanë vdekur dhe rreth 7 mijë e 500 janë plagosur. Shumë vende evropianë thonë se reagimi i policisë ka qenë tepër i ashpër.
Afrim Krasniqi demokratëve: Humbët për fajin tuaj, jo të qytetarëve!
Opinionisti Afrim Krasniqi, i ngacmuar me sa duket nga një ide që po zë vend gjithnjë e më shumë në retorikën e eksponentëve të PD-së se “faji nuk është i tyre, por i shqiptarëve që nuk votuan Berishën”, ka shkruar një shkrim, në të cilin mbron të kundërtën. “Bilanci është kaq i thjeshtë: nuk e kanë fajin qytetarët kur humbin me votë pushtetarët arrogantë”, thotë ai. Dhe pastaj shpjegon idenë e vet:
Arvizu shqiptarëve: Ju filluat një epokë të re me votën tuaj
Duket se pas takimit me Berishën, Arvizu është ulur përballë kompjuterit, ka hapur profilin e vet në facebook, dhe aty ka shkruar një mesazh. E fillon duke thënë se “stafi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe unë personalisht do donim që të shprehnim admirimin dhe respektin tonë ndaj qytetarëve të Shqipërisë, për pjesëmarrjen e tyre aktive në zgjedhjet parlamentare”. Dhe pastaj bën një nënvizim, që Berishës me siguri nuk do t’i pëlqejë:
Tony Blair i uron fitoren Edi Ramës dhe “mezi pret të fillojë punën” si këshilltar
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair i dërgon urimet më të ngrohta, Edi Ramës për fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit. Zëdhënësi i Blair, Ciaran Uard ka deklaruar për mediat britanike se, siç vetë Blair ka bërë të ditur edhe më parë gjatë takimit personal që pati me Ramën, do të punojë me qeverinë e re si konsulent i Ramës, por ka theksuar se asnjë marrëveshje nuk është arritur ende.
Thashetheme apo të vërteta? Fakti që janë marrë në konsideratë në një takim zyrtar, tregon se diçka ka!
Gazeta DITA ka botuar sot pjesë nga një një material konfidencial që ka qarkulluar mbi disa “direktiva” të Berishës mes besnikëve të tij. Ja disa pika të këtij materiali:
“Scoop”: Arvizu është takuar me Berishën
Ka pasur sot një takim midis Sali Berishës e ambasadorit amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu. Ata të dy kanë patur një marrëdhënie të vështirë, gati të pamundur, gjatë muajve të fundit. Arvizu-ja ka bërë kritika të hapura në adresë të kryeministrit, dhe ka lëvizur e folur gjatë fushatës në një mënyrë të tillë, që të lexohej nga tw tjerwt një mesazh anti Berisha. Nga ana e vet, Berisha e ka shpërfillur hapur. Në një aktivitet i dha dorën, dhe nuk i hodhi sytë, gjë që e bëri në mënyrë demonstrative.