Studimi i Oxford Economics: TAP, një “bingo” për ekonominë e Shqipërisë

Një prej kompanive lider në parashikimet dhe analizat ekonomike, Oxford Economics, ka bërë një studim të detajuar mbi përfitimet e Shqipërisë nga projekti i gazsjellësit Trans Adriatik.
Sipas saj, ndërtimi i TAP do të bëhet nga 2015 deri nw vitin2018. Impakti direkt do të ketë në vitin 2017. Në këtë pikë, aktiviteti pritet të prodhojë 57 mln euro për GDP-në e Shqipërisë dhe të krijojë 4200 vende pune me kohë të plotë dhe të pjesshme. Në total, në 4 vitet e fazës së ndërtimit pritet që të përfitohen në mënyrë jo të drejtpërdrejtë 110 mln euro për GDP dhe 3100 vende pune në vit. Për më tepër, përfitime të tjera do të vijnë nga shpenzimet që do të kenë punonjësit e TAP. Nga këto shpenzime, 40 mln euro do të kontribuojnë për GDP në 2017-ën dhe pritet të krijojnë 5800 vende pune. Për të gjithë periudhën e ndërtimit parashikohet që këto vlerësime të rriten në 106 mln euro kontribut për GDP dhe 3900 vende pune çdo vit. TAP pritet të jetë funksional në vitin 2019. Raporti vlerëson se që në vitin e parë të punës, në GDP-në e Shqipërisë do të vijnë 7.6 mln euro dhe do të krijohen 190 vende pune. 2.1 mln euro të tjera dhe 260 vende punë do të vijnë si efekt i impaktit jo të drejtpërdrejtë. Këto efekte pritet të zgjasin deri në 50 vjet, duke sjellë rritje të vazhdueshme të ekonomisë shqiptare. Në total vlerësohet se impakti i drejtpërdrejtë i projektit operacional do të sjellë plot 500 mln euro për GDP-në e Shqipërisë. Ky projekt do të investojë rreth 60 mln euro në infrastrukturën rrugore të Shqipërisë.
Zh.
Shkrimi i plotë: http://mapo.al/2013/06/28/tap-do-te-shpronesohen-83-kilometra-katror-toke/
Comments
I ra loteria magjorances se

I ra loteria magjorances se rè. Ha,ha,ha.

Mazhorances se re i ra

Mazhorances se re i ra llotaria sepse as gishtin nuk k luajtur per kete gje, ndersa Berisha ka bere gjithcka qe ky projekt te realizohej.

Idiot noterik, Vertet ju

Idiot noterik, Vertet ju mendoni se Berisha ka bere gjithcka qe ky projekt te realizohej????

Mos valle Berisha e vendosi token shqiptare atje ku eshte sot dhe po ky berishe na paska bere luginat dhe malet me te mira dhe rruge me te mire qe gazi te mos kalonte nepermjet porojektit "nabuko" por te kalonte ketej nga ne (tap)?? Turp turp, nje mije here turp per mendimet pa tru!

Llotaria eshte e Shqiperise e

Llotaria eshte e Shqiperise e cila nuk eshte prone e Sali Berishes apo Edi Rames or mendjeshkurter te poltizuar ne palce.

Add new comment