Arkiv-Lajme

Edi Rama e John Withers: Ndoshta historia do jetë më bujare se sa ne me Berishën

Postuar në 01 Korrik, 2013 04:04

Ka plot kundërshtarë të Berishës që vijojnë të mos kenë mëshirë për njeriun që ka dominuar për 23 vjet me radhë politikën shqiptare, e prandaj po flasin e shkruajnë për të njësoj si më parë (i ndihmon shumë ai vetë, pasi nuk po lë gjë pa bërë për të qenë lajm i ditës), por ka dhe të tjerë që kanë dhënë shenja se po përpiqen ta mirëkuptojnë e të kenë pak empathi për të.

Shënim/Kroacia në BE dhe një përfytyrim: A do bëhemi dhe ne skeptikë?

Postuar në 01 Korrik, 2013 03:14

 

Rama për Kathimerinin: Në Shqipëri nuk do ketë më ‘one-man show’

Postuar në 30 Qershor, 2013 16:35

Në një intervistë për të përditshmen greke, Kathimerini (një gazetë tradicionalisht konservatore), Edi Ramës i është dashur të flasë për dy momentet, ku “kanë ngecur” marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Momenti i parë është ai që ka të bëjë me marrëveshjen e kufirit detar që është nënshkruar nga qeveria shqiptare dhe është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Dhe Rama nuk është çbalancuar; ka folur shkurt pa thënë ndonjë gjë të madhe: “Duhet të bisedojmë, në respekt të plotë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit, që të gjejmë zgjidhjen e duhur”.

NATO i njeh shqiptarët në Maqedoni mbi 40%, shteti maqedonas nuk i numëron, mediat maqedonase sajojnë 20%-sha të rremë

Postuar në 30 Qershor, 2013 16:21

Vazhdojnë përpjekjet e establishmentit maqedonas për të defaktorizuar shqiptarët, dhe për t’i detyruar të pranojnë që janë nën 20%. Skënder Karaçica vëren te një analizë e botuar në INA Online, se shtypi maqedonas, e së fundmi dhe “Nova Makedonija”, gazetë e afërt me Kryeministrin Nikolla Gruevski, vazhdon të përhapë teza anti-shqiptare.

Pëllumb Kulla: “Sali Berisha një anëtar i thjeshtë? E papërfytyrueshme”

Postuar në 30 Qershor, 2013 14:30

Shkrimi i parë i Pëllumb Kullës pas zgjedhjeve është me titull “Një anëtar i thjeshtë u ngrit e foli”. Është një shkrim, që sillet vërdallë dorëheqjes së Sali Berishës, që tani, sipas vendimit ai vetë që ka marrë, është anëtar i thjeshtë i PD-së. Kullës i ka bërë përshtypje fjala që Berisha mbajti pas zgjedhjeve. Për më shumë se një arsye. Së pari, i ka bërë përshtypje që “ai pranoi formalisht rezultatin e votës së sovranit”.

Withers letër shqiptarëve: vota e 23 qershorit, akt historik. Berisha? "Ndoshta historia do ta gjykojë më drejt..."

Postuar në 30 Qershor, 2013 14:23

Ish-Ambasadori amerikan Withers u ka dërguar shqiptarëve një letër ku i uron për rivendosjen e demokracisë. Ai uron dhe Ramën, sikurse shpreh vlerësime edhe për Berishën. Po e botojmë letrën të plotë:

Rivjen pranvera e dytë në sheshin Tahrir kundër presidentit uzurpator Mursi

Postuar në 30 Qershor, 2013 13:58

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Kajro sot gjatë ditës në një nga protestat më intensive që nga ditët e Pranverës Arabe kundër Mubarakut. Pallati presidencial është blinduar, njofton La Repubblica. Presidenti Morsi ka thënë për Guardian: "Unë nuk kam në plan të iki". Në jug të vendit numërohet një i vdekur dhe shtatë të plagosur, në përleshjet ndërmjet përkrahësve të Morsit e kundërshtarëve të tij ndërsa njoftohen se janë mbledhur 22 milion nënshkrime kundër presidentit uzurpator.

Haradinaj: Vetëvendosja po hyn në një rrugë shumë të gabuar, kundër të gjithëve, edhe partive opozitare

Postuar në 30 Qershor, 2013 12:37

Veprimet ekstreme të Lëvizjes së Vetëvendosjes më 27 qershor gjatë protestës kundër ratifikimit të Marrëveshjes me Serbinë, veprimet aspak etike dhe normale brenda Kuvendit të Kosovës për të penguar procedurën e vendimmarrjes dhe votimit, incidenti me ambasadoren amerikane në Prishtinë Tracey Jacobson, kanë vazhduar me sulme mediatke ndaj kryeministrit Thaçi, Ramush Haradinajt, por edhe partive opozitare në Kosovë, të cilat i kanë futur “në një thes”, duke i quajtur parti të haraçit.

Deputetja e VV Alma Lama i kërkon ndjesë Ambasadores amerikane... por VV jo!

Postuar në 30 Qershor, 2013 12:31

Alma Lama, Deputete e Vetëvendosjes në Parlamentin kosovar, i ka kërkuar personalisht falje Ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson për lëndimet që aktivistë të VV’së i kanë shkaktuar asaj ditën kur Kuvendi po ratifikonte marrëveshjen e Kosovë- Serbi, njofton Express.

Berisha pranoi humbjen? Diplomatët marrin frymë të lehtësuar

Postuar në 30 Qershor, 2013 12:04

Ka qenë deklarata e ambasadores gjermane, Carola Müller-Holtkemper, që na lë të kuptojmë që edhe diplomatët kanë përjetuar stresin se Berisha mund të mos pranonte humbjen.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme